АKUZAT E MINISTRIT SERB TË MBROJTJES VULIN NUK JANË TË VËRTETA, PROVOKIMET JANË TË PANEVOJSHME

By May 9, 2019 D-NARRATIVE

АKUZAT E MINISTRIT SERB TË MBROJTJES VULIN NUK JANË TË VËRTETA, PROVOKIMET JANË TË PANEVOJSHME

Me tekste me të njejtin titull:„Maqedonia e Veriut gjithnjë e më shpesh do ta sulmojë Sërbinë“, mediat maqedonase transmetuan pjesë të intervistës së ministrit sërb për mbrojtje, Aleksandar Vulin, që e ka dhënë për mediat ruse, gjatë kohës së vizitës së tij në Moskë në fund të prillit, ku edhe morri pjesë në konferencën për siguri.

Vulin në intervistë vlerëson situatën e sigurisë në rajon dhe situatën e sapokrijuar me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ministri serb për mbrojtje jep teza apokaliptike në stilin e njohur të politikës serbe në të kaluarën, me të cilën parashikohen fatkeqësi serioze të Ballkanit nëse ndiqet politika e NATO-s, e jo politika e Sërbisë dhe Rusisë.

Më konkretisht, Vulin parashikon se me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, „të gjithë Shqiptarët, me përjashtim të dy komunave në Sërbi, do të jenë nën ombrellën politike dhe të sigurisë së NATO-s“.

Kjo, vazhdon me analizën ministri imbrojtjes të Serbisë, në mënyrë të pashmangshme do të çojë në gjoja formalizimin e aspiratave të mëdha shqiptare dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe nën ombrellën e NATO-s. Kjo, sipas Vulin, duhet veçmë t’i pengojë Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, në territorin e së cilave jeton popullatë shqiptare, e cila, sipas tij, po pret shansin për t’u bashkuar në NATO. Pa paraqitur fakte, analogji dhe shembuj, Vulin parashikon që në të ardhmen, Maqedonia e Veriut do ta sulmojë më shpesh Serbinë. Si saktësisht do ta sulmojë Serbinë (supozohet se ajo do të sulmojë politikën e Serbisë ndoshta) nuk e thekson në asnjë moment. Për të përfunduar intervistën se nëse shqiptarët bashkohen, atëherë edhe Serbia do të zgjidhë çështjen nacionale në Kosovë dhe do të mbrojë serbët që jetojnë atje.

DEKLARATA NGA BEOGRADI PËR SKENARIN MAQEDONAS

Këto politika nga politikanë të pushtetit aktual në Beograd ndaj Moskës dhe sulmet ndaj orientimit dhe anëtarësimit maqedonas në NATO, nuk janë të reja. Qytetarët serbë u kërcënuan edhe nga skenari maqedonas, pastaj ndodhi edhe afera me oficerin serb të shërbimeve sekrete i regjistruar në Kuvendin e Maqedonisë gjatë dhunës dhe ndërhyrjes më 27 prill, dy vjet më parë. Katër muaj më vonë, Serbia i tërhoqi diplomatët nga ambasada në Shkup për konsultime në Beograd, një veprim i paprecendent. Kinse për shkak të votimit të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim të Kosovës në UNESCO

Periudha e ndryshimit të pushtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut u shoqërua me deklarata të tjera nga establishmenti serb, në të cilat Maqedonia e Veriut u akuzua se punon kundër interesave të Serbisë, me atë që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, madje kishte edhe kërcënime që Serbia do të heqë dorë nga njohja e vendit nën emrin e saj kushtetues, për shkak të së cilës, gjoja se po i përkeqëson marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta me Greqinë.

TRANSMETIM TË PËRMBAJTJEVE TË RREJSHME – FACEBOOK FAQE ME PËRMBAJTJE ANTI-PERËNDIMORE

Këto lajme janë gjithashtu të përhapura në faqet e mediave sociale, të njohura për përmbajtjen e tyre anti-perëndimore ose promovimin e një aleance të veçantë, më së shpeshti me shenjë fetare, si p.sh. “Maqedonia dhe Rusia + Aleanca Ortodokse“. Përmbajtja e përshkruar këtu është e mbushur me informacione të pasakta, lajme të rreme dhe fiktive që synojnë një qëllim të veçantë, urrejtje ndaj Perëndimit dhe vlerave perëndimore, kryesisht kundër SHBA-së, por nuk janë kursyer as Papa, e as persona të tjerë të famshëm.

LAJME TË RREME PËR REPUBLIKËN E RREZIKUAR TË MAQEDONISË SË VERIUT DHE SHQIPËRINË E MADHE PRODHOJNË EDHE MEDIAT VENDORE

Mediat vendase e nxehin atmosferën për kinse rrezikshmërinë e Maqedonisë së Veriut dhe krijimit të Shqipërisë së Madhe, duke krijuar qëllimisht përmbajtje të këtij lloji, më shpesh me persona kredibiliteti i të cilëve është i diskutueshëm.

Një intervistë të tillë mund të shikoni këtu, në emisionin Vo Centar. E gjithë intervista është e përmbushur me teori konspirative dhe mospërputhje në pretendimet e dhëna.

Intervista është bërë me admiralin e pensionuar kroat Davor Domazet – Losho, i njohur për publikun për pretendimet se kryetari i mëparshëm serb Sllobodan Millosheviq është akoma gjallë, se arkivoli i tij është bosh, ose se Tito ka qenë agjent rus ose se ardhja e emigrantëve në Perëndim është si injektim i drogës. E shënuara më sipër është e mjaftueshme që të vlerësohet se në çfarë niveli të seriozitetit i shqyrton tezat e tij.

NDËRSA, SI ËSHTË NË TË VËRTETË: TERRITORET NË NATO NUK BASHKOHEN NË LINJË ETNIKE

Leave a Reply

Share via
Copy link
Powered by Social Snap