PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjianal: TODOR PETROV: SATANISTËT NË VEPRIM: 100.000 FËMIJË DHE TRUPA FËMIJËSH U GJETËN NË TUNEL QË ÇON DREJT FONDACIONIT KLINTON NË NJUJORK

 

Më 07.06.2020, web portali Bota e Lirë tërësisht ka ndërmarrë përmbajtjen nga postimi i publikuar në Facebook profilin e Todor Petrov. Në tekst, si dhe në vetë titullin e artikullit, thuhet se 100.000 fëmijë dhe trupa fëmijësh janë gjetur në tunel që çon drejt Fondacionit Klinton në Njujork. „Tuneli i famshëm shtrihet 4 kilometra mes ndërtesës së Fondacionit Klinton dhe portit në Njujork!“ Gjoja se, për „shpëtimin e fëmijëve në portin e Njujorkut“, presidenti Tram ka pregatitur anijen mjekësore “Komfor“. Gjithashtu, thuhet dhe se motrat medicinale nga spitali i improvizuar “Karona“ në Central Park, kanë verifikuar gjendjen e viktimave të keqpërdorimit të tmerrshëm! Në tekst shtohet dhe se gjoja „në Central Park është vendosur spital i improvizuar për mjekimin e fëmijëve të mbijetuar. Nga 100.000 fëmijë, vlerësimet thonë se 4 nga 6% e viktimave do të vdesin, sepse janë shumë të dobët.“

Në tekst pretendohet se gjoja ekzistojnë dëshmi për torturim dhe keqpërdorim seksual të këtyre fëmijëve, si dhe se gjoja shumica e fëmijëve janë pregatitur për të mos e parë më asnjëherë dritën e diellit, si dhe se një numër i madh prej tyre janë detyruar të mbajnë maska për frymëmarrje sepse ajri në tunel nuk ka qarkulluar dhe nuk është freskuar.

Një tjetër anije mjekësore „Mëshira“, me mision të njëjtë „për strehim të fëmijëve të kindapuar të cilët kanë qënë viktima të malltretimit djallëzor dhe të cilët janë shpëtuar nga tunelet, gjendet në portin në Los Anxheles.“

Në fund shtohet dhe se „disa prej këtyre fëmijëve përdoren për prodhim të adrenohromit“, me ndihmën e së cilës gjoja se “elita“ rinohet!

Si burim të informatave, pos Todor Petrovit, thuhet dhe se e njëjta është publikuar më 06 prill të vitit 2020 në web faqen (joekzistuese) me domein gjerman.Link nga shkrimi origjinal i arkivuar këtu.

Linku nga Facebook postimi i Todor Petrov këtu.

FAKT/E

Ringjallja e teorive të vjetra të konspiracionit

Që në fillim, të qartësojmë, bëhet fjalë për teori konspiracioni të recikluara me elemente të tmerrëshme dhe morbide. Ky lajm, i cili shfaqet në filim të prillit të vitit 2020, ishte lajmi i rremë më i përhapur në Europë dhe gjetkë. Përmbajtja e teksteve, e cila është tërësisht ose në një pjesë të madhe identike me përmbajtjen e publikuar nga ana e Todor Petrov dhe Bota e Lirë, më herët është publikuar në web faqe të ndryshe, bllogje dhe Facebook, siç janë: La Table RondeOperation Disclosure1The Great AwakeningLiz Crokin Fans secili i njohur si portal për teori kosnpiracioni dhe hulumtime kozmike. Së këtejmi, mbetet e paqartë çka ka motivuar Todor Petrovin dhe portalin Bota e Lirë pikërisht tani të publikojnë këtë teori të recikluar konspiracioni?

Përkatësisht dhe në fund të vitit 2019, lajme të rreme me përmbajtje të ngjajshme për 2,100 fëmijë të cilët janë gjetur në tunel në Kaliforni përhapeshin në mediat sociale në SHBA dhe më gjerë.

Nuk ekziston tunel sekret në Menheten.

Në Njujork, më saktë në Menheten, gjendet një nga dy zyrat e Fondacionit Klinton, organizata joqeveritare amerikane e formuar që në vitin 1997. Sipas informatave të publikuara në web faqen e tyre zyrtare, kjo organizatë joqeveritare ka për qëllim të krijojë mundësi ekonomike, të përmirësojë shëndetin publik dhe të gjenerojë inkluzion qytetar dhs shërbime në SHBA dhe në mbarë botën.

Më 30 mars të vitit 2020, për shkak të menaxhimit më të suksesshëm dhe mjekimin e të sëmurëve nga koronavirusi, qeveria amerikanne vendosi spital të improvizuar në Cenral Park, në zemrën e Menheten në Njujork, shtet i cili ishte epiqendër në Amerikën Veriore. Pretendimet e shprehura në tekstin e publikuar nga portali Bota e Lirë janë trillim dhe teori fantastiko-shkencore konspiracioni. Në fakt, nuk është zbuluar asnjëfarë tuneli me fëmijë dhe kufoma, akoma më pak se tunelli i tillë ka çuar drejt Fondacionit Klinton.

 

Nuk është e saktë se Klintonët janë të përfshirë në ndonjëfarë aktivitetesh për trafikim ose malltretim të fëmijëve.

Në SHBA, të obliguar për hetime lidhur me eksploatim të fëmijëve dhe trafikim të njerëzve janë FBI. Sipas gazetës franceze Le Monde, vetëm në vitin 2019, gjithësej 337 persona nga 38 vende  përfshirë dhe Francën pas një hetimi gjigand ndërkombëtar, janë arrestuar për vepra lidhur me pornografi fëmijësh. FBI gjithashtu ka indetifikuar, në disa raste dhe ka shpëtuar, më shumë se 100 të mitur viktima të robërisë seksuale në SHBA, pasi që u infiltrua në rrjet të shpalljeve nëpërmjet Internetit në të cilat janë ofruar vajza për shoqërim.

FBI pretendon se në verën e vitit 2019, kanë indentifikuar ose shpëtuar më shumë se 6.600 persona të mitur nga krijimi i dekretit të veçantë në vitin 2003. Pretendimet e shprehura në tekstin e Botës së Lirë dhe Facebook postimin e Todor Petrovit, se gjoja Klintonët dhe fondacioni i tyre janë përfshirë në trafikim dhe eksploatim të fëmijëve, nuk shfaqen askund në raportet zyrtare të FBI-së. Identifikimi i 100.000 fëmijëve ose kofumove do të ishte zbulimi më i madh në historinë e tyre, kurse e njëjta nuk do të kalonte pa u hasur nga publiku.

 

Adrenohromi është narkotik i dëmshëm për shëndetin e njerëzve.

Ideja për tu shmangur vdekja ose për tu vazhduar jeta daton që nga Egjiptianët antik. Start-ap organizata „Ambrozia shëndet“  nga Monterej, Kaliforni, është një nga organizatat që kanë kryer shitjen e ineksioneve për tu rinuar. Klientët kanë paguar nga 8,000 USD për litër, ose 12,000 USD për dy litra gjak të rri..

Adrenohromi është përbërje kimike me formulë molekulare C9H9NO3 e prodhuar me oksidimin e adrenalinit (epinefrinit). Bëhet fjalë për narkotik i cili fitohet kryesisht në kushte laboratorike, e jo me flijimin e fëmijëve. Ndryshimet në mendime të shkaktuara nga adrenohromi janë të ngjajshme me ato të shizofrenisë. Adrenohromi shkakton infibim të procesit zgjedhor, që cakton përmbajtjen e të menduarit asociativ. Kjo ndodh në doza të cilat nuk rrisin mundësinë për proceset bazë, nuk zvogëlojnë eksitimin dhe nuk humbin lidhjet e përkohshme, siç është rasti me LSC.

Në fillim të vitit 2019,  Administrata e SHBA-ve për Ushqim dhe Ilaçe lëshoi paralajmërim për personat e moshuar që injektohen me plazmë gjaku nga donatorë të rinjë, kurse e cila shitet si mënyrë për të luftuar plakjen dhe sëmundjet e ndryshme, siç janë Alchaimer, demencia dhe Parkinsoni. Në njoftimin zyrtar veçanërisht është theksuar se „trajimet e këtilla nuk kanë dobishmëri të dëshmuar klinike për nevojat të cilat këto klinika i reklamojnë dhe se janë potencialisht të dëmshme për shëndetin e njerëzve“.

Kjo është edhe një në vargun e teorive të konspiracionit e cila përmban pretendime të rreme, morbide dhe të imagjinuara të publikuara në këtë portal anonim, qëllimi i së cilit është të nxitet ndjenjë pasigurie, neveri dhe refuzim drejt SHBA-ve dhe botës perëndimore në përgjithësi.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.