PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: “Eliksiri i përgjakur” ishte më i shtrenjti dhe më i kërkuari në botë, ndërsa e përdor edheVladimir Putin – shkencëtarët kanë konfirmuar efektivitetin e tij

Më 14.05.2020, portali tocka.com.mk publikoi tekst të titulluar “Eliksiri i përgjakur” ishte më i shtrenjti dhe më i kërkuari në botë, ndërsa e përdor edhe Vladimir Putin – shkencëtarët kanë konfirmuar efektivitetin e tij.Më 14 dhe 15 maj, lajmet për eliksirin e përgjakshëm i cili ishte më i shtrenjti dhe më i kërkuari në botë ishin “aktuale” në web portalet maqedonase, por privilegjin për ta përdorur këtë eliksir e ka patur Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Përkatësisht, është shkruar për një ilaç popullor që rikthen rininë, i jep forcë jetës dhe rrit fuqinë mashkullore. Receta vjen nga një dorëshkrim kinez i pazakontë 2000 vjeçar, me 52 receta të fshehta për jetëgjatësi dhe fuqi mashkullore, ndërsa përbërësit kryesorë të këtyre ilaçeve çudibërëse ishin brirët e një dreri të ri. Efikasiteti i këtyre ilaçeve thuhet se kinse është konfirmuar nga hulumtimi i shkencëtarëve modern rusë. Ilaçi është bërë i famshëm në mesin e sportistëve, politikanëve, kozmonautëve, madje edhe Presidenti rus Putin ka ekzaminuar në vete efektin e këtij ilaçi çudibërës. Për këtë kanë shkruar mediat ruse.

 

Tekste pothuajse identike me këtë përmbajtje u publikuan në portalet vijuese: popara.mkplus24.mkekran.mkpress24.mk.

FAKT/E

Lajmi për “eliksirin e përgjakshëm” ose balsamin me gjakun nga prerja e brirëve të drerit të ri, me të cilin lahet Putin, ishte aktuel në botë në vitin 2017 dhe 2018, duke u thërritur në mediat ruse. Përkatësisht, ata shkruan se nuk është sekret se si Presidenti rus Putin ruan vijën e trupit të tij, në vaskë me gjak dreri, për të cilin besohet se jep forcë jete dhe jetëgjatësi. Aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë dënuar praktikën “barbare” të tërheqjes së gjakut nga kafshët e drerëve për të marrë substancë gjoja natyrore për të përmirësuar performancën seksuale. Ende nuk ka prova shkencore për efektin e saj terapeutik, por disa institute hulumtuese ruse sugjerojnë ekzaminim të mëtejshëm të të njejtave.

Studimet farmakologjike mbi përbërësit e brirëve të drerit, në të cilat mbështetet kjo recetë e lashtë kineze, kanë treguar se ato kanë veprim (efekt): imunomodulues, anti-kancer, kundër lodhjes, anti-osteoporotik, anti-inflamator, analgjetik, anti-bakterial, anti-viral, anti-stres, anti-oksidues. Megjithëse mekanizmi i veprimit nuk është ende i qartë, aktivitetet farmakologjike kryesisht mund t’i atribuohen përbërësve kryesorë bioaktiv – aminoacidet, polipeptidet dhe proteinat. Por, edhe pse nuk mund të mos shkaktojnë efekte anësore serioze, prap se prap nevojiten hulumtime shtesë. Duhet të bëhen edhe vlerësime shtesë të sigurisë dhe ekzaminime klinike të kryhen te njerëzit para se të mund të integrohen në praktikën mjekësore. Kjo përmbledhje ofron vetëm informacione preliminare për studime të mëtutjeshme dhe eksploatim komercial të brirëve të drerit.

Hulumtime të tjera sugjerojnë që hormoni IGF-1 i brirëve mund të jetë efektiv në shërimin e lëndimeve të kërcit dhe tendinit.

Por në asnjë studim shkencor nuk konfirmohet efekti i këtij “ilaçi çudibërës” për jetëgjatësi dhe forcë jete.

Si dhe pse një “lajm” i këtillë që është i vjetër pothuajse 3 vjet, tani i prezantohet publikut maqedonas?!

Përsëri jemi dëshmitarë të marrjes së lajmeve nga fqinji ynë. Megjithëse portalet maqedonase nuk theksojnë se kush është burimi i tekstit, ka shumë të ngjarë që të ketë arritur te ne përmes portaleve serbe, sepse tekst me titull dhe përmbajtje të tillë u publikua në 14 maj në portalin serb novosti.rs., “ELIKSIRI I PËRGJAKUR” ishte ilaçi më I shtrenjtë dhe më kërkuari në botë, ndërsa tani e përdor VLADIMIR PUTIN.

Ne e dimë shumë mirë që këto portale dhe tekste janë pjesë e narracionit për promovim të epërsisë së Rusisë dhe “fuqinë” e presidentit rus Putin, duke lavdëruar figurën dhe punën e tij.

Е kështu sipas tyre edhe ky “eliksir i përgjakshëm” është një privilegj për t’u përdorur, dhe atë privilegj e ka patur pikërisht Putini, që do t’i japë atij jetëgjatësi, e ndoshta edhe pavdekësi. Mbetet për tu parë 🙂

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.