PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Korona ngjalli teori djallëzore konspiracioni, virusi është mjet i përsosur për tu realizuar qëllimi kryesor „Agjenda 21“

 

Portali  reporter.mk transmetoi tekst në të cilin bashkohen disa teori të recikluara konspiracioni.

Në përmbajtjen e tekstit thuhet se koronavirusi gjoja se ka ringjallur një nga teoritë më të tmerrshme të konspiracionit, „Agjenda 21“, të cilën duhet ta zhvillojnë qeveritë botërore. Lirimi i virusit është mjet i përsosur për të zhvilluar këtë qëllim, vlerësojnë teoricientët e konspiracionit.

„Agjenda 21“, në fakt ka për qëllim të zvogëlojë numrin e popullatës në botë, nga ana e qendrës totalitare botërore.

Si pjesë e kësaj organizate këtu hyjnë dhe SHBA, si dhe një numër qeverish nga mbarë bota. „Agjenda 21“ është arsye për rritjen e paparë të aksioneve dhe popullaritetit e teorive të konspiracionit.

E njëjta lidhet dhe me vaksinimin, Soros, Bill Gejts dhe 5G-rrjetin, në radhë të regulluar të fantazive paranoide. Portali si burim të këtij teksti vendos portalin serb Kurir.rs.

Kjo përmbajtje u publikua edhe në portalet Mexpress.mk dhe Popara.mk.Link nga artikulli origjinal këtu.

FAKT/E

Teksti i publikuar është dezinformatë, e cila është plotësuar me elemente të teorisë së konspiracionit.

Në tekstin ku ndërlidhen disa teori konspiracioni, thuhet: Komploti i këtillë vazhdon që nga viti 1992, kurse në fakt parashikon regullim të rri botëror, i cili gjoja duhet të vendoset nga operatorët keqbërës globalë.

Një pjesë e „Agjendës 21“ ka të bëjë me planin fillestar të Kombeve të Bashkuara, i cili duhet të zhvillohet në vitin 2021, por i njëjti është anuluar për në vitin 2030, pretendojnë teoricientët. Deri në atë periudhë bota duhet të fitojë një qeveri globale, e cila do të qeverisë me gjithë kombet.

 

Çka është në fakt Agjenda 21 e cila përdoret si mjet kryesor në këtë dezinformatë

Agjenda 21 është deklaratë jobliguese e OKB nga viti 1992. Bëhet fjalë për vizioni për zhvillim të qëndrueshëm në të cilin 178 vendet antare janë dakorduar rreth prioriteteve të përbashkëta:

  • Varfëri

  • Sëmundje

  • Mbrojtje të mjedisit

Këto prioritete nuk mund të ndërlidhen me diktaturë globale, por teoricientët e konspiracionit, vazhdojnë të bëjnë konekcion. Manipulativ.

Kombet e Bashkuara janë organizatë ndërkombëtare dhe gjithë vendet antare marrin pjesë në punën e tyre. Qëllimi i tyre është rruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, mbrojtjen e të drejtave njerëzore, dërgim i ndihmës humanitare, promovim i zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtje, përparim dhe mbështetje të së drejtës ndërkombëtare.

Ky është qëllim manipulativ të cilin teoricientët e konspiracionit përpiqen ta imponojnë. Në agjendën e OKB-ve për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030, nuk ka apsolutisht asgjë nga „interpretimi nxitës“. Dokumenti i cili keqpërdoret në narracionet manipulative, përmban 17 qëllime mes të cilave janë: eliminimi i varfërisë dhe urisë, përparimi i sistemit shëndetësor, arsimim cilësor, barazi gjinore, qasje në ujë të pastër, paqe, përballim me krizën klimatike, drejtësi, institucione të fuqishme dhe të tjera të cilat detalisht mund ti shihni këtu.

Në tekst është shpërndarë video nga Dejvid Ike, person i cili është i njohur për përhapjen e teorive të konspiracionit, për të cilin F2N2 veçmë ka shkruar.

Në tekst thuhet se koronavirusi është pjesë komploti, ndoshta nga qeveria kineze, aktorë të tjerë globalë, madje dhe Xhorxh Soros. Për teorinë e cila zhvillohet në këtë narracion, veçmë kemi analizuar më herët.

Në tekst imponohet dhe video për Sorosin, i cili vazhdimisht përdoret në narracione, gjithmonë kur duhet të përforcohet ndikimi i ndonjë dezinformate.

Agjenda e OKB-së ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e gjithë qytetarëve në botë. OKB është organizatë ndërkombërate e cila është themeluar me qëllim që të ruhet paqja dhe të nxitet bashkëpunim ndërkombëtar. Si organizatë e tillë, OKB nuk ka qeveri ekzekutive me të cilën do të detyrojë shtetet e tjera të veprojnë. Kjo domethënë se nuk është e saktë teoria e teoricientëve të konspiracionit, e cila plasohet në këtë tekst, se OKB mund të nxisë robërim global duke ndaluar sovranitetin nacional, ndjenjat religjioze dhe dinjitetin personal.

Rekomandimet për përmbushjen e qëllimeve të cilat janë pjesë e Agjendës 21, janë përfshirë në dokumentin Addis Ababa Action Agenda i cili është miratuar në konferencën e tretë ndërkombëtare për financim dhe zhvillim e cila u mbajt në Etiopi në vitin 2015.

E vërteta është se OKB NUK KA QËLLIM për qeverisje globale në drejtim të nënshtrimit të të tjerëve. OKB NUK KA kompetenca që do i mundësojnë tu “dirigjojë” qeverive të shteteve të cilat janë antare të saj, çfarë politika do të zhvillojnë dhe as nuk ka mekanizma me të cilat do ti detyrojë shtetet të bëjnë këtë. OKB nuk është institucion i cili mund të imponohet mbi interesat nacionale të vendeve të cilat janë vende antare të saj. Në këtë drejtim, koronavirusi nuk është pjesë e ndonjëfarë skenari nga Agjenda 21 e OKB-së.

Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si dezinformatë, në të cilin janë recikluar teori konspiracioni kundër vaksinimit, Sorosit, Bill Gejts dhe 5G-rrjetit në një vend. Qëllimi i tyre është të bindin publikun se koronavirusi është prodhim i ndonjë skenarit të caktuar nga Agjenda 21 e OKB-ve.

Portali, edhe pse bazohet në burimin nga ku e ka marrë tekstin dhe në titull shkruan se bëhet fjalë për teori konspiracioni, nuk ka ndërhyrë në zbulim detal të së vërtetës dhe hedhje poshtë të kësaj teorie, kurse me këtë vetëm “përforcon” të njëjtën. Në këtë mënyrë, huton lexuesit që në titull se virusi gjoja se është mjet i përsosur për realizimin e qëllimit kryesor të Agjendës 31, madje edhe në përmbajtjen e tekstit, nuk mund të bëhet dallim i qartë mes teorisë së konspiracionit dhe së vërtetës.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.