Është interesante të shihet si heronjtë dhe personazhet negative janë në mënyrë të ndryshme të kurorëzuar apo demonizuar në kornizë të betejave me dezinformata për vaksinat. Për ata të cilët i tërheqin teoritë e konspiracionit, çka është ajo që bën Bill Gejts dhe d-r Entoni Fausi personazhe negative, kurse multimilionerin Kenedi, përfaqësues të vetëdeklaruar të „jetës natyrale“ i cili përfiton nga anti-mesazhet për vaksinim, në Mesinë e lëvizjes kundër vaksinimit?

Kush mund të akuzohet se ka shkaktuar pandeminë, kur me të vërtetë ajo është shfaqur?

Në çdo mënyrë bëhen përpjekje për të ndërlidhur emrin e Bill Gejts me koronavirusin. Gjatë dekadës së fundit, Bill Gejts paralajmëroi për mungesën e gatishmërisë dhe sistemeve të vendosura për menaxhim me kërcënimet nga sëmundjet ngjitëse të cilat mund të sjellin gjende pandemie. Kjo ndodhi pasiqë Gejts disa herë nxiti rritjen e vetëdijes për mundësinë për pandemi dhe përpjekje më të mëdha që të prevenohet kjo mundësi, si për shembul në fjalimin e tij për TED në vitin 2015.

Më 14 maj, Youtube kanali „Prison0fprogress“ publikoi video me titull „Thirrje nga qeveria italiane për arrestimin e Bill Gejts“ në gjuhën italiane me nëntitull në gjuhën angleze, e cila ka rreth 1 milion shikime dhe mbi 2,000 komente dhe është shpërndarë në rrjete të tjera sociale. Videoja për arsye të panjohura është fshirë nga Youtube kanali.

Pretendimi për arrestim është i pasaktë. Qeveria italiane nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër Gejts. Videoja tregon fragment nga sesioni i parlamentit italin. Në videon e publikuar në web-faqen FromRome.info shihet një folëse, Sara Kunial, deputete në Kongresin Italian dhe aktiviste e njohur kundër vaksinimit.

Gazeta shtetërore ruse RT (Russia Today) përdori videon e njëjtë në raportin e saj me titull: „Ligjvënësi italian kërkon që Bill Gejts të arrestohet për„ krime kundër njerëzimit“. Në Rusi storjet me teori konspiracioni kundër Bill Gejts, gjithmonë kanë qënë të famshme, të mbështetura dhe të promovuara nga persona publik dhe qeveritarë. Jo që moti, regjisori Nikita Mihallkov i cili është fitues i Oskar, i’a kushtoi shfaqjen e tij javore „Besogon“ (Egzorcist) Gejtstit. Shfaqja u prezantua në TV kanalin Rosija-24 më 1 maj[1].

Kanali „Prison0fprogress“ në Youtube ka vetëm 3.500 abonentë, por videoja në Kunial ka rreth 1 milionë shikime. Ekzistojnë dëshmi se videoja është forcuar në mënyrë artificiale në Tviter. Sipas mjetit për zbulim me burim të hapur First Tweet, profili i parë që ka publikuar videon „Qeveria italiane bën thirrje për arrestimin e Bill Gejts“ ishte ai i Marisa Hardvik. Në përshkrimin në profilin e @Fortepiecat qëndron se ajo është aktiviste amerikane për jetë dhe mbështetëse e SHBA-ve dhe Donald Trampit. Në profil nuk ka informata personale ose fotografi personale.

Videoja për herë të parë është publikuar dhe shpërndarë zakonisht nëpërmjet grupeve publike në Fejsbuk, kurse jo në faqe personale. Gjithë publikimet ndodhën përafërsisht në kohë të njëjtë, kurse të gjithë profilet e para ishin përdorues anonimë pa të dhëna personale.

Bill Gejts përsëri u bë aktual më 13 maj; kësaj here, në debatin e kanalit shtetëror Kanall Eden Rusia (Pervi Kanall). Këtu, një pjesëmarrës i prezantuar si drejtor i Institutit për Probleme me Globalizimin, imponoi teori të rre konspiracioni për Bill Gejts dhe tërësisht vuri në pyetje vaksinat, e gjithë kjo ishte pjesë e diskutimit për atë se si duhet menaxhuar me pandeminë e koronavirusit.

„Djemtë në Pervi Kanall nuk mësuan asgjë“, mes tyre që shprehën zhgënjimin e tyre nga aktuelizimi i Gejtstit ishte ekipi që qëndron pas programit „Lajme të rreme“ në kanalin e pavarur TV Rejn në Rusi. „Djemtë në Pervi Kanall nuk mësuan asgjë nga storja e Mihallkov“, shkruajti TV Rejn në hyrjen e epizodës së fundit të „Lajme të rreme“, të emituar më 16 maj. „Dhe kjo nuk është aspak qesharake“, deklaroi udhëheqësja e TV Rejn Marija Borzunova në programin: „Sepse me të hollat tona anti-vakserët përpahën propagandën e tyre në gjithë vendin“.

Kovid-19 i cili morri mbi 300.000 jetë në mbarë botën dhe rreth 90.000 në SHBA, përderisa OSHB shpekulon se Kovid-19 mund të qëndrojë dhe në vitet e ardhëshme, rreziku për jo-vaksinim tani është më i madh nga kurdoherë. Përderisa shumica e botës me padurim presin vaksinën kundër SARS-KoV-2 dhe shpresojnë se prodhimi eventual do të përmbushë nevojat, fitorja në luftën kundër Kovid-19 nuk do të ndodhë nëse një numër i konsiderueshëm i njerëzve refuzojnë të vaksinohen. Megjithatë, kjo është diçka që një e katërta e popullatës në SHBA veçmë kërcënon se do të kryejë dhe bëhet akoma më e dukshme se ata që besojnë në teoritë e konspiracionit për Kovid-19 bashkojnë forcat me anti-vakserët në kornizë të lëvizjes që rritet shpejt me qëllim të kontribojnë në luftën me dezinformata kundër vaksinave.

Përderisa institucionet si OSHB dhe Qendrat për Kontrollim dhe Prevenim të Sëmundjeve (CDC) u përpoqën tu kundërvihen „infodemisë“ mjekësore me informata të sakta dhe të besueshme për vaksinat dhe Kovid-19, dëshmitë e fundit sugjerojnë se ata me shumë gjasa po humbin  betejën. Hulumtimet e rreja të publikuara këtë javë zbulojnë se faqet anti-vaksinuese në Fejsbuk i tejkalojnë faqet për pro-vaksinim me më shumë se 2:1, me çka ndjekësit në mënyrë rapide rriten dhe komunikojnë me grupe të tjera me përshtatje potenciale ideologjike, siç janë grupet e fokusuara në „wellnes“ ose kujdes të përgjithshëm sigurie. Që të kuptohet pse humbet kjo betejë informative, të paktën nëpërmjet Internetit, filliimisht duhet të kuptohet se lëvizja kundër vaksinimit nuk është vetëm një grup njerëzish që janë të shqetësuar për vaksinat, por është fushtatë politike mirë e organizuar dhe e koordinuar në mënyrë strategjike.

Përderisa antarët e saj me të vërtet përbëhen nga prindër nga të dy anët e ndarjes politike të cilët janë të shqetësuar për fëmijët e tyre, mes tyre ka fuqi komploti më të mëdha nëse mund të themi, të cilat veprojnë pas skenës së lëvizjes.

 

Është interesante të shihet si heronjtë dhe personazhet negative janë në mënyrë të ndryshme të kurorëzuar apo demonizuar në kornizë të betejave me dezinformata për vaksinat. Për ata të cilët i tërheqin teoritë e konspiracionit, çka është ajo që bën Bill Gejts dhe d-r Entoni Fausi personazhe negative, kurse multimilionerin Kenedi, përfaqësues të vetëdeklaruar të „jetës natyrale“ i cili përfiton nga anti-mesazhet për vaksinim, në Mesinë e lëvizjes kundër vaksinimit? Psikologjia na tregon se ekziston përgjigje, kurse ndoshta përgjigja më e mirë është „gjykim i motivuar“. Ne zgjedhim shampionët tanë politikë në bazë të shikimeve tona – pa marrë parasysh vallë janë të sakta apo jo – ideologjinë e përbashkët dhe identitetin, shpesh e shohim nëpër gishta gjatë goditjeve dhe konflikteve të interesit në mënyrë në të cilën kundërshtimet tona politike nuk mund ti kuptojnë dhe ti vlerësojnë si shqetësuese.

Mirëpo, realiteti për lëvizjen kundër vaksinimit nuk është vetëm organizim i prindërve të shqetësuar, siç zakonisht kanë tendencë të prezantohen, por është fushatë multimilionere, e ngjajshme me ato që financojnë protestat kundër Kovid-19, duke kërkuar „hapjen e vendit“ edhe pos mbështetjes së gjërë publike kundër saj. Kështu, është ironike ajo që teoricientët e konspiracioneve kundër vaksinim janë vetë viktima të një komploti gjigand, ai në të cilin milionerët e fuqishëm përpiqen të kontrollojnë sjelljen e tyre.

Gejts[2] është person i cili, dëgjonte dhe kuptonte shqetësimet pandemike të cilat vinin nga shkencëtarët e vërtetë. Këto teori konspiracioni për origjinën e virusit nuk bëjnë asgjë për të kontrolluar pandeminë. Në fakt, nënçmojnë përpjekjet e shkencëtarëve, punonjësit shëndetësorë dhe shërbimet të cilat marrin masa kundët virusit. Sipas fjalëve të aktorit Brus Vilis, të thëna në filmin Vdis burrërisht, „Nëse nuk jeni pjesë e zgjidhjes, ju jeni pjesë e problemit. Pushoni së qëni pjesë e problemit dhe bëhuni pjesë e zgjidhjes!“

 

Meral Musli Tajroska – psikolog, konsultant për ekstremizëm të dhunshëm dhe radikalizëm, aktiviste për barazi gjinore.

 

Burime: Polygraph.infoEuvsDisinfoF2N2Psychology Today.

[1] https://f2n2.mk/en/moscows-hand-shows-signs-of-shakiness/

[2] https://www.forbes.com/sites/brucelee/2020/04/19/bill-gates-is-now-a-target-of-covid-19-coronavirus-conspiracy-theories/#4cdbd7336227

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.