PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: I premtuan Putinit: „Vaksina do të jetë gati deri në shtator, këtë vit“

 

Portali Toçka.com.mk publikoi tekst  në të cilin thuhet se Qendra shkencore hulumtuese ruse është afër përfundimit të testimit të vaksinës kundër koronavirusit. Informacioni thotë se vaksina do të testohet në 300 vullnetarë gjatë muajit të ardhshëm, qershor të vitit 2020.Vegëza deri te artikulli origjinal mund të gjendet këtu.

FAKT/E

Akoma nuk ekziston vaksinë kundër koronavirusit. Për këtë burimi më kredibil është Organizata Shëndetësore Botërore e cila koordinon gjithë vendet të cilat janë në “garën” për zbulimin e vaksinës. Në këtë moment, mbi 120 vende zhvillojnë hulumtime laboratorike për kombinim të mundshëm të ilaçeve që do të shërbejnë për mjekimin e të sëmurëve me koronavirus. Kurse vetëm 8 vaksina deri më tani kanë arrirë fazën eksperimentale, gjithë të tjerat janë në fazën e hulumtimit para-klinik.

Vaksinat të cilat janë në fazën e vlerësimit klinik, gjithësej 5, janë kryesisht nga Kina, SHBA dhe një nga Britania e Madhe, kurse akoma nuk ka vaksinë ruse.Në vijim shpjegim praktik nga Administrata amerikane për ushqim dhe ilaçe (FDA) për atë se si duket hulumtimi klinik, i cili përfshin testimin e vaksinave te vullnetarët, si fazë e parafundit para lëshimit të vaksinës në përdorim. Ashtu siç vaksina tregohet efikase, ashtu rritet dhe nukri i njerëzve të cilët testohen dhe mjekohen.

Ekipi i F2N2 veçmë disa herë ka shkruar për lartësimin e mjeksisë ruse nga ana e portaleve maqedonase të cilat këto lajme kryesisht i ndërmarrin nga portale nacionaliste serbe, dhe qëllimi i këtij narracioni është lartësimi i Vladimir Putinit dhe Rusisë. Ekipi i F2N2 dhe më herët ka shkruar se ilaçi rus Arbidoll nuk është ilaç kundër koronavirusit, se Heliumi dhe Oksigjeni në kombinim gjithashtu nuk është zbulim rus por „zanat i vjetër mjekësor“, dhe se akoma nuk ekziston ilaç për koronavirusin, as në Rusi.

Ndiqni vetëm mediat për të cilat jenë të sigurtë se publikojnë lajme me qëllim informativ, e jo me qëllim propagandist. Gjithashtu, nga përsëritja dëm nuk ka – kontrolloni, kontrolloni, kontrolloni, para se të shpërndani.

Ekipi i F2N2 vlerëson këtë postim si shembull klasik i propagandës ruse.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.