Spanja nuk ka regjistruar vdekje të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara për herë të parë që nga fillimi i marsit, tha ministria e shëndetësisë e vendit.

Spanja ka regjistruar të paktën një vdekje të re çdo ditë që nga 3 marsi, por të hënën numri i përgjithshëm i vdekjeve mbeti në 27,127.

Tabela ditore e rasteve të reja ka rënë gjithashtu, me 71 të regjistruara të hënën në krahasim me 96 nga një ditë më parë (të dielën).

Spanja ka qenë një nga vendet më të goditura nga virusi por i lehtësoi kufizimet gjatë javëve të fundit.

 

Burim: Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.