PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Profecia e jashtëzakonshme: “Dita do të shkurtohet, do të ketë më pak orë dhe Amerika do të zhduket”Sipas portalit The Times, arkimandriti Tavrion parashikoi që “Kina do të kalojë nëpër Rusi, por jo si një militant, por sikur do të shkonte në luftë diku”. Rusia do të shërbejë si korridori i saj. Kur të arrijnë në Ural, ata do të ndalen dhe do të jetojnë atje për një kohë të gjatë. Poashtu, për barkodin e produkteve, ai shtoi se do të ketë një simbol dhe 30 shkopinj, të gjatë dhe të mesëm dhe se do t’i ngjisë ato në produkte.”

Pastaj, vijon narracioni i preferuar i portaleve pro-ruse; “Amerika: I gjithë kontinenti do të zhduket”, por natyrisht; “Zoti do ta shpëtojë Rusinë”.

 

Vegëzën deri te artikulli origjinal mund ta gjeni këtu.

FAKT/E

Lajmi i rremë për At Tavrion, i cili kinse parashikonte se “Amerika do të zhduket”, u përhap gjerësisht nëpër portalet serbe, ndërsa lajmi u shpërnda edhe nga portalet pro-ruse si Onlinevesti.netalo.rsvaseljenska.netesspreso.rsWebtribune.rs, ishte një nga të parët që publikoi këtë lajm, më 6 korrik të vitit 2020. Fatkeqësisht, tekste me përmbajtje identike u shfaqën edhe në web portalet në Maqedoninë e Veriut, kështu që me 7 korrik, portali The Times iu bashkua propagandës.

 

Por kush ishte në të vërtetë arkimandrit Tavrion?

Sipas Institutit të Kristian Ortodoks të “Shën Filaret” (SFI) dhe Orthodox England, Tavrioni i vjetër është sinonim i persekutimit dhe vuajtjes, por mbi të gjitha, ai konsiderohet një njeri që i ka kushtuar jetën besimit.

Ai ishte udhëheqësi shpirtëror i Manastirit Spaso-Preobrazhensky afër Jelgava. At Tavrion ishte një nga figurat më të shquara në Kishën Ortodokse Ruse, një nga predikuesit më të rëndësishëm rusë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Ai kaloi më shumë se 25 vjet në kampet e përqendrimit të Stalinit[1] dhe në mërgim. Kudo në burg, At Tavrion shërbeu çdo ditë liturgji.

Gjatë përndjekjes së kishës gjatë epokës sovjetike, At Tavrion pati guximin t’i drejtohej popullit Sovjetik me fjalën e besimit. Gjatë muajve të verës, deri në 150-200 njerëz janë kunguar në manastir çdo ditë. Dhe derisa meritat e tij për të predikuar ortodoksinë janë të mëdha, narracionet e aftësisë së tij për të parashikuar janë vetëm një pjesë tjetër e propagandës së madhe anti-perëndimore, anti-amerikane dhe pro-ruse.

Ekipi i F2N2 beson se megjithëse këto tekste nuk kanë pothuajse asnjë qëndrueshmëri gazetareske dhe transmetohen si një profeci dhe legjendë e errët, gjithsesi të njejtat synojnë sensibilitetin e lexuesve që kërkojnë një kuptim mbihistorik ose një kontekst mbinatyror për ndodhitë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë profeci, ndërsa portalet pro-ruse, si gjithmonë, përdorin me mjeshtëri figurat fetare për të plasuar një propagandë të këtillë.

 

Photo Credit: https://sfi.ru/about/biblioteka.html

[1] https://www.ceeol.com/search/article-detail?id=771905

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.