PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Shikoni se çfarë ka në bankënotën e re prej 20 stërlinash. Video është bërë nga Ivani

 

Në rrjetet sociale është paraqitur një video në të cilën disa njerëz tentojnë të bindin publikun se në nbanknotat e reja prej 20 stërlinash angleze, gjendet kulla 5g dhe disa rreze radioactive të cilat i lëshon kulla, e që sipas tyre, janë në formën e virusit Korona, madje duke theksuar pamjen e kurorës angleze që thonë se është në fakt certifikata e siurisë së këtyre banknotave. Kjo sipas tyre është vërtetim, simbolikë se virusi Korona është përhapur si pasojë e vendosjes së rrjetit 5g  prej të cilit njerëzit po sëmuren.

FAKT/E

Ky lajm është i rrejshëm për më shumë arsye, dhe është në nivelin e teorisë së konspiracionit. Por, fakti kryesor për të cilin tashmë një kohë të gjemi shkruajmë, e për të cilin është përgjigjur edhe Organizata botërore e shëndetësisë por edhe Bashkimi Evropian, është se rrezet nga rrjeti 5G janë  50 herë më pak të dëmshme se sa niveli i rrezatimit të lejuar.

Sa i përket bankënotës, Banka e Anglisë tashmë ka dhënë shpjegime për bankënotën e lëshuar më 20 shkurt të këtij viti, e që ka rëndësi historike dhe kulturore për Mbretërinë e Bashkuar, e jo për rrjetin 5G.

Në përshkrim thuhet se “kulla” për të cilën në rrjetet sociale thuhet se është e rrjetit 5G dhe se kurora është simbol i virusit, janë në fakt simbole të “kullës së dritës” në qytetin anglez Margat ku artisti i njohur J.M.W Tarner ka pikturuar shumë prej veprave të tij klasike, dhe e shkallëve në “Tate Britain” – muze i artit në Angli. Dhe ajo që ndriçon është në fakt forma tre dimensionale (3D) e kurorës.


Burimi: Banka e AnglisëPo ashtu, bankënotat janë të “shndritshme” për shkak të shtresave prej polimeri që janë më të sigurta dhe pamundësojnë falsifikimin, dhe nuk janë “reflektim i rrezeve të rrjetit 5G”, siç pretendohet në videon manipulative.

Demaskimin e kësaj  “informate” e bëri edhe agjencia “Reuters”, që në tekstin e saj në mënyrë të qartë i hedh poshtë pohimet edhe për rrjetin 5G edhe për virusin Korona. Më shumë informacione po ashtu mund të lexoni në “Sun” dhe “fullfact.org“.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.