BRUKSEL (Reuters) – Facebook, Google dhe Twitter do të dorëzojnë raporte mujore për përpjekjet e tyre në luftën kundër dezinformatave, deklaruan dy zyrtarë të lartë të BE-së të mërkurën, 10.06.2020, njëkohësisht duke indikuar Rusinë dhe Kinën për rolin e tyre në përhapjen e lajmeve të rreme. .

 

Komentet e shefit të politikës së jashtme të BE-së Xhozep Borell dhe Nënkryetarit të Komisionit Evropian për vlera dhe transparencë. Vera Jurova, kanë theksuar shqetësimin e bllokut për përhapjen e dezinformatave rreth KOVID-19 dhe përpjekjet e aktorëve të huaj për të ndikuar në Evropë.

 

“Kjo vërtet tregon se dezinformatat jo vetëm që dëmtojnë shëndetin e demokracive tona, por edhe shëndetin e qytetarëve tanë. Kjo mund të ndikojë negativisht në ekonominë dhe të minojë përgjigjen e autoriteteve në drejtim të dobësimit të masave shëndetësore,” deklaroi Jurova në një konferencë shtypi.

 

Sipas saj, lajmi tjetër i rremë është vaksinimi, duke cituar një studim që tregon se gatishmëria e gjermanëve për t’u vaksinuar ka rënë me 20 pikë përqindjeje për dy muaj.

 

Komisioni njofton që platformat digjitale duhet të dorëzojnë raporte mujore me detaje për aktivitetet e tyre në promovim të përmbajtjeve autoritare dhe t’i kufizojnë dezinformatat në lidhje me koronavirusin dhe reklamat lidhur me të.

 

Juruva zbulon se video-aplikacioni kinez TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, përmes platformës, do t’i bashkohet kodit vullnetar të sjelljes së grupit për të luftuar kundër lajmeve të rreme. Kodi u nënshkrua nga Facebook, Twitter, Google dhe Mozilla.

 

Burim: Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.