BRUKSEL (Rojters) – Bashkimi Europian është e patjetërsueshme të këmbëngulë fuqishëm që Fejsbuk, Gugëll, Alfabet dhe Tviter të zbatojnë obligimet, për të cilat veçmë u nënshkruan në luftën kundër lajmeve të rreme, madje dhe duke përdorur sankcione, thuhet në studimin e kryer nga  Komisioni Europian, të prezantuar më 08.05.20202.

 

Tre gjigandët teknologjikë amerikanë, së bashku me Modzillën dhe bordet tregëtare të cilat përfaqësojnë industrinë për reklamim, u dakorduan në tetor të vitit 2018 për kodeks praktik vetëregullues për zgjidhjen e dezinformatave në përpjekje për të prevenuar sjelljen e regullimeve ligjore.

 

Qeveria ekzekutive e BE në raportet e saj verifikoi përpjekjet e kompanive, por u bëri thirrje të angazhohen më shumë. Vitin e kaluar, ajo porositi studim për të shqyrtuar çështjen. Studimi tregon se kodeksi duhet të vazhdojë si bazë për veprimin e mëtejshëm, por veçmë janë regjistruar disa mangësi. Mes tyre, kryesore janë natyra vetëregulluese e kodeksit, mungesa e njëtrajtshmërisë në implementim, si dhe jopreciziteti rreth vargut dhe disa koncepte kyçe, theksohet në studim. Rekomandohet që të shtohen disa plotësime në kodeks, me qëllim që të sigurohet pajtueshmëri.

 

Burim: Reuters.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.