Shumë teori konspiracioni e lidhin përhapjen e virusit Korona me emrin e Bill Gejts – it, themeluesit të Majkrosoft– it. Akuzat shkojnë në atë drejtim se gjoja Bill Gejts e shfrytëzon virusin Korona për të vendosur vaksinim të detyrueshëm të popullatës, me çka do të vendosen mikroçipe dhe njerëzit do të mund të kontrolloheshin. E fundit nga një sërë akuzash të këtilla erdhi prej këshilltarit të dënuar të Donalld Tramp – Roxher Stoun, i cili ka thënë se virusit i këtij lloji sipas të gjitha gjasave nuk është krijuar nga kinezët por nga Bill Gejts. Deklarata e Roxher Stoun – it është transmetuar edhe tek ne, më saktësisht në ueb faqen Popara.mk.

Deklaratë të ngjashme ka dhënë edhe lojtari i njohur i tenisit Marat Safin, i cili ka deklaruar se me përhapjen e virusit Korona,  po përgatitet terren që njerëzve tu vendosen mikroçipe. (Më shumë informacione mund të lexoni në këtë lidhëze).

Edhe në rrjetet sociale po shpërndahen informacione se gjoja nëpërmjet vaksinave do të vendosen mikroçipe, dhe gjithë kjo procedurë do të bëhet në emër të luftës kundër virusit Korona.

Pohimet e tilla ishin demaskuar nga Rojters – i, që ka bërë kontrollim të fakteve.

Spekulimet lidhur me mikroçipet filluan të dalin nga pyetjet e parashtruara në blogun e Bill Gejts – it.

Në pyetjen se çfarë ndryshimesh duhet të bëhen në mënyrë që të funksionojë biznesi dhe të mbahet gjallë ekonomia, por duke mbajtur distancimin social, Bill Gejts përgjigjet kështu:

“Pyetja për atë se çfarë biznese duhet të vazhdojnë të punojnë është e pakëndshme. Sigurisht që furnizimi me ushqim dhe sistemi shëndetësor. Ende kemi nevojë për ujë, energji elektrike dhe internet. Duhet të mbahen gjallë edhe zinxhirët e furnizimit me gjëra kritike. Shtetet ende janë duke tentuar që të kuptojnë se çfarë duhet të vazhdojë me punë. Eventualisht do të kemi ndonjë certifikatë dixhitale që të tregojmë se kush është mjekuar apo po testohet, apo se kur do të kemi vaksinë të dimë se kush e ka marrë”, është përgjigjur Bill Gejts.

Pikërisht në momentin kur Gejts i përmendi “Certifikatet dixhitale” filluan edhe spekulimet për mikroçipet. Rojters ka parashtruar pyetje deri tek Fondacioni Bill dhe Melinda Gejts lidhur me “Certifikatet dixhitale” dhe ato u përgjigjën se : “ “Certifikatet dixhitale” janë tentativa për krijimin e një platforme të hapur dixhitale që ka për qëllim zgjerimin e testimit të sigurt shtëpiak”, e jo vendosjen e mikroçipeve. Këto dy procedura dallojnë shumë nga njëra tjetra.

 

E vërteta është se Bill Gejts tenton të imponojë përdorimin e “certifikatave dixhitale” me dosje shëndetësore, por asnjëherë nuk ka thënë se ato do të jenë në formë të çipave që do të implantohen. Nuk ka plane për përdorimin e kësaj teknologjie për gjatë kohës së virusit Korona.

Gjatë periudhës së kaluar kishte edhe teori të tjera të rrejshme se virusi Korona është vepër e miliarderëve. Më shumë për këtë mund të lexoni në këtë lidhëze.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.