PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: POHIM SHOKUES! EPIDEMIOLOGU SHOKOI SËRISH! Bill Gejts ka patentuar koronën që në 2018? Ja kush qëndron vërtetë pas Pandemisë

 

“Fondacioni i Bill dhe Melinda Gejts, përmes Institutit Pirbright, ku janë “aksionarët kryesorë”, është pajisur me “patent për korona virus më 20.11.2018. Do të thotë, ata janë pronarët e “problemit!””. Ky është pohimi i portalit Mkdpress.mk.

Në këtë artikull thuhet se në këtë mënyrë, Bill Gejts dhe bashkëshortja e tij kanë rol në zgjidhjen e krizës, duke theksuar se virusi është “puç” i krijuar qëllimisht nga Gejts të cilët tani do të paraqiten në rolin e shpëtimtarit të botës me vaksinë tashmë të gatshme.

Teksti thirret edhe te deklaratat e Mark Talianos, sipas të cilave u është imponuar njerëzve “Revolucioni i katërt industrial”, të cilin e arrijmë me papunësi, probleme fiskale dhe sociale, ligje për raste urgjente, autoritarizëm dhe programe vaksinimi.Linkun deri te artikulli origjinal mund ta gjeni këtu.

FAKT/E

Nuk është e vërtetë se Bill dhe Melinda Gejts kanë financuar vaksinë kundër koronavirusit e aq më pak se ata janë aksionarë. Ata janë donatorë të thjeshtë si edhe shumë të tjerë të cilët kanë mundësi dhe dëshirë për investim në shkencë.

Fondacioni i Bill dhe Melinda Gejts ka financuar hulumtim të Institutit “Pirbright” gjatë viteve 2013 dhe 2016, për vaksinë universale kundër gripit te kafshët, sepse Instituti për momentin nuk punon për vaksina për njerëz por për kafshë.

Instituti “Pirbright” më 24 janar të vitit 2020, kur filloi pandemia, ka demantuar se ka çfarëdo lloj “patenti për virusin”.

“Instituti Pirbright kryen hulumtime për virus ngjitës bronhitis (IBV), koronavirus i cili infekton shpendët, si dhe deltacoronavirusin e derrave, i cili infekton derrat. Pirbright për momentin nuk punon me koronaviruset njerëzore. Instituti ka patent nr. 10130701 i cili përfshin zhvillimin e formës së dobët të koronavirusit, që potencialisht mund të përdoret si vaksinë për të parandaluar sëmundje respiratore tek shpendët dhe kafshët tjera. Shumë vaksina bëhen në këtë mënyrë, nga gripi deri tek paraliza e fëmijëve. Akoma nuk kemi zhvilluar vaksinë kundër IBV, por hulumtimet po rrjedhin”, thuhet në komunikatën e qendrës britanike për hulumtim.

Pirbright përkujton se nuk ka punuar në vaksina për njerëz deri tani, por përvoja e tyre e hulumtimeve për kafshët dhe reagimi i tyre ndaj vaksinave mund të ndihmojë për gjetjen e një vaksine efektive kundër koronavirusit te njerëzit.

 

Kush është Mark Taliano, anti-globalisti i cili merret me Bill Gejts?

Autori i tekstit të cilin po e analizojmë thirret në teori konspiracioni të plasuara nga Mark Taliano, autor i pavarur, anti-globalist, i cili shkruan për disa platforma përfshi edhe “Qendrën për hulumtimin e globalizimit”, ku publikon shkrime, komente, hulumtime për një gamë të gjerë të çështjeve rreth globalizimit dhe anti-globalizmit.

Taliano ka edhe ueb faqen e vetë ku shkruan kryesisht për luftën në Siri, por në disa tekste Taliano fokusohet edhe te Bill Gejts për të cilin vlerëson se është gjoja aktori kryesor në botën politike, shëndetësore dhe mediatike, duke u fshehur pas perdes së zhvilluesit të softuerëve.

 

Teoritë e konspiracionit kundër Bill Gejts janë të vjetra po aq sa vetë virusi

Ky narrativ për Bill Gejts nuk është i ri. Edhe në janar, edhe në shkurt, edhe në mars kishte pohime të tilla të cilat platformat e ndryshme ndërkombëtare përfshi edhe EUvsDisinfo i demaskuan. Si rikujtim, bota akoma po përpiqet të gjejë vaksinën adekuate kundër koronavirusit. Po të ishte i vërtetë pohimi për gjoja vaksinë që nga viti 2018, atëherë deri tani do të kishin përfituar shumë dhe nuk do të lejohej që njerëz të vdesin.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.