PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Gejts ka ofruar 10 milionë dollarë mito që deputetët në mënyrë sekrete të votojnë Ligjin për vaksinim të detyrueshëm në Nigeri!Portali Kollozheg.info publikoi tekst me përmbajtje se gjoja në Nigeri, “filantropi” i paarsimuar Bill Gejts është kapur duke koruptuar politikanët për program të dhunshëm për vaksinim kundër Koronavirusit. Me çka bazohet në mediat afrikane të cilat kanë shkruar se: „Partitë politike opozitare hodhën poshtë „projekt-ligjin e sponzoruar nga jashtë“ me të cilin me ligj obligohet vaksinimi i gjithë Nigerianëve madje edhe kur vaksinat nuk janë zbuluar dhe kërkuan të dënohet kryetari nëse imponon projekt-ligjin në parlament”.

Autori i tekstit madje dhe kryen krahasimin e “situatës” për të cilën shkruhet në Nigeri, me sistemin tonë shëndetësor, kështu në mënyrë të pabazë, pa asnjëfarë dëshmish shpreh akuza serioze drejt Ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe:”Ja deri ku shkojnë urdhërat identike dhe të Filipçes, pra vaksino gjithë popullin kundër koronës me çka të të vijë në dorë, qoftë vaksinë gripi, me afat të kaluarë, çdoqoftë, si ta kap syri, vetëm vrit dhe hendikepo popullin dhe mbush xhepin veçmë mjaft të mbushur!“.

 

Link nga artikulli origjinal mund të gjeni këtu.

FAKT/E

Duke u bazuar në mediat afrikane, në artikull është shpërndarë link nga portali dezmayorz.orgku Bill Gejts asqë përmendet dhe bëhet fjalë për tekst tërësisht të ndryshëm i cili gjithashtu është dezinformatë. Së tejmi në tekst bazohen edhe në portalin allafrica.com,   prej ku pjesërisht kanë kopjuar lajmin pa theksuar se edhe në vetë atë tekst shkruan se „Nuk ekzistojnë dëshmi për këto akuza“.


Njëkohësisht autori “ka haruar” të transmetojë gjithë përmbajtjen e tekstit në portalin allafrica.com përndryshe njoftimet e palës e cila gjoja se është akuzuar për pranimin e mitos. Përkatësisht në tekst qëndron se Shtëpia përfaqësuese ka formuar Ad hok Komision i cili do të hetojë akuzimet për gjoja se mitosje dhe kryetari ka premtuar se do të ketë debat publik për ligjin. Por vetëm kaq.

Portali nuk transmeton pjesën e tekstit ku shkruhet për deklaratat e nënkryetarit të Shtëpisë përfaqësuese Ahmed Vajs i cili thotë se, as ai dhe as ndonjë antar tjetër i Shtëpisë, nuk kanë pranuar para nga askush. Gjithashtu, lideri i mazhorancës zoti Doguva ka deklaruar se Shtëpia nuk ka marë para nga askush, duke shtuar se Shtëpia kryen punën e saj në dakordim me atë që është e patjetërsueshme për sigurinë e njerëzve.

Edhe lideri i grupit minor në Shtëpi, zoti Elumelu, i ka mohuar pretendimet se Shtëpia ka pranuar 10 milionë USD për të miratuar ligjin.

Kryetari i Shtëpisë Zoti Gabaxhamila ka deklaruar se me përgjigjen e këtyre akuzave të pabaza, u jepet kredibiliet të njëjtave. Në këtë drejtim ai shton se veprimtaria e disa onlajn mediave, vetëm shfaq nevojën për regullim të publikimeve në mediat sociale dhe ato onlajn.

Sipas tij, ky akuzim ka rëndësi të mjaftueshme për tu ndërmarrë vepra ligjore kundër organizimit medial. Për këtë qëllim i angazhon kompetentët të ndërmarrin vepra të nevojshme ligjore, kurse për kryetar të ad-hok komisionit është emëruar Henri Navouba.

 

Projekt-ligji për ndërpreje të Ligjit për karantin, si dhe miratimi i Ligjit për kontrollim të sëmundjeve ngjitëse, kanë kaluar në leximin e dytë nën rrethana kontroverze në Shtëpi më 28 prill.

Projekt-ligji, mes tjerash parashikonte dhe të autorizojë Qendrën nigeriane për kontrollim të sëmundjeve (NCDC), të angazhojë administratën të zhvillojë vaksinim mbi gjithë nigerianët në përpjekje të kontrollimit të sëmundjeve.

 

Projekt-ligji, kaloi me kritika nga partitë politike, organizatat qytetare dhe individë.

Si përgjigje ndaj kritikave, zoti Gabaxhamila i cili është sugjerues i ligjit, e tërhoqi projekt ligjin, duke thënë se ai do ti nënshtrohet debatit publik.

 

Se bëhet fjalë për akuzime të rreme dhe të pabaza, për gjoja se mitosje të deputetëve nigerianë nga ana e Bill Gejtsit, ka njoftuar dhe përfaqësuesi i Fondacionit Bill dhe Melinda Gejts, dr Pauliu Basinga. Për The Guardian Nigeria ai deklaroi se nuk ka pasur interaksion mes tij ose fondacionit dhe shtëpisë ligjëvënëse në Nigeri: „Fondacioni Bill dhe Melinda Gejts është i njoftuar me akuzimin që qarkullonte  në media të caktuara sociale dhe në mediat nigeriane se fondacioni ka qënë i përfshirë në njëfarë pagimi, gjojase të bërë në shtëpinë ligjvënëse nigeriane të përfaqësuesve. Të gjithë akuzimet e këtilla janë tërësisht të rreme dhe të pabaza.

 

Sipas të lartpërmendurës, nuk ekzistojnë dëshmi për gjojase mitosje të deputetëve nigerianë nga ana e Bill Gejts. Sipas kësaj pretendimet e shprehura janë të pasakta dhe të rreme.

Vaksina për koronavirus akoma nuk është zbuluar. Projekt ligji për kontrollim të sëmundjeve ngjitëse në Nigeri vetëm përshtatet me momentin aktual të luftës me koronavirusin dhe zbulimin e vaksinës ose ilaçit.

Këtu akuza serioze dhe “informata” të paverifikuara vetëm krijojnë frikë plotësuese dhe panik te publiku si dhe mosbesim në institucione. Ky tekst është shembull i shkëlqyer për këtë. Prandaj mos lejoni të jeni të manipuluar. Kontrolloni atë që lexoni.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.