Makineria më e madhe propagandiste në histori. Fejsbuk do të vendoste dhe reklamat e Hitlerit. Kështu në fjalimin e tij në eventin e organizuar nga Lidhja Kundër Gënjeshtrave dhe Shpifjeve, aktori Sasha Baron Koen, e sulmoi rrjetin social më të madh dhe më me ndikim të kësaj kohe.

Thuajse gjithë mediat botërore transmetuan fjalimin e Baron Koen, në të cilin i famshmi Borat akuzoi Fejsbukun dhe rrjetet e tjera sociale për përhapje të papërgjegjëshme të lajmeve të rreme dhe nxitjes së urrejtjes përmes platformave të tyre të cilat arrijnë deri të miliarda njerëz.

Mirëpo, shumë pak prej mediave që transmetuan fjalimin e Baron Koen ndërhynë në thelbin e tij, arsyet dhe analizat nga të cilat rezultoi ky fjalim. Ekipi i F2N2 i hulumtoi studimet të cilat shërbyen si mbështetje të këtij fjalimi inspirues, i cili lajmëron luftë më serioze dhe masa restriktive në përhapjen e lajmeve të rreme dhe nxitjen e urrejtjes në rrjetet sociale.

Demokracia tërhiqet para autokracisë

„Këto janë kohëra kur demokracia, e cila nvaret dhe mbështetet në të vërtetën, e humb betejën dhe tërhiqet para vrullit të autokracisë, e cila nvaret dhe mbështetet në gënjeshtra. Në rrjetet sociale po përhapet urrejtje, e cila më tutje mbaron me sulme, vrasje në bazë etnike ose religjioze“, vlerësoi Baron Koen në fjalim. Qëllimi i kësaj urrejtje dhe dhune është mundësuar nëpërmjet këtyre internet kompanive të cilat u transformuan në makinerinë më të fuqishme propagandiste në histori.

Baron Koen u bëri thirrje Fejsbukut, Jutjubit, Gugl, Tviter dhe rrjeteve të tjera sociale të cilat arrijnë deri te miliarda njerëz të mendojnë mirë për algoritmet e tyre të cilat u japin fuqi përmbajtjeve të cilat godasin instinktet primitive të njerëzve dhe nxitin frikë dhe mllef. Këto algoritme, për shkak të klikimeve dhe reklamave nxisin dhe sugjerojnë video nga përkrahësit e teorive të konspiracionit. Kjo është arsyeja pse lajmet e rreme përhapen më shpejt se lajmet e vërteta. Gënjeshtra përhapet më shpejt, kjo është mjaft e njohur, dëshmuar në shumë studime shkencore.

Makinerija propagandiste më e rre dhe  më e fuqishme në histori nxit teorinë e konspiracionit më të vjetër në histori

Për shembull, hulumtimet e mëdha të bëra nga viti 2006 deri në  vitin 2017 për plasimin e lajmeve të vërteta dhe të rreme në Tviter tregon se gënjeshtrat përhapen konsiderueshëm më shpejt, shkojnë më thellë në shoqëri, shpërndahen në të gjitha kategoritë e infotmatave. Hulumtimi përmban material nga 126.000 storje, të tvituara nga tre milionë persona dhe kanë mbi 4,5 milionë tvite. Kontrollimi se vallë janë të rreme apo jo kryhej me komparacionin e gjetjeve nga gjashtë organizata të ndryshme për kontrollimin e fakteve. Rezultatet janë mposhtëse. Gënjeshtrat të cilat nxisin frikë, neveri, mllef, përhapen shumë më shpejt nga lajmet e vërteta të cilat inspirojnë besim, trishtim, gëzim ose parashikim.

Në kohë kur makinerija propagandiste më e rre dhe më e fuqishme në histori nxit teorinë e konspiracionit më të vjetër të historisë – se ekziston rreziku nga Hebrenjtë, personi që menaxhon Fejsbukun, Mark Cukerberg thotë se po punohet për zgjidhje.

Kjo është absurde, thotë Koen. Nuk bëhet fjalë për kufizimin e të drejtës së dikujt për liri të fjalës. Mirëpo për dhënien e mundësive dhe platformave  njerëzve, kurse në ta edhe ata të paturpshmit, më vulgarët, me vlerat më të ulëta të arrijnë deri tek një e treta e planetit. Liria e fjalës nuk është liri që njerëzit të jenë të ekspozuar në gjithçka. Për fat të keq, çdo herë ka racistë, antisemitistë, pedofilë. Mirëpo unë mendoj se gjithë këtyre njerëzve nuk guxon tu jepet platformë për përhapjen e pasioneve të tyre dhe targetimin e viktimave.

Ata që urrejnë më lehtë regrutohen

Shkenca tregon se ata të cilët mbështesin dhe besojnë në teoritë e konspiracionit, ata të cilët bashkohen në bazë të urrejtjes, më lehtë regrutohen, mobilizohen dhe në fakt është habitëse se sa lehtë besimi në konspiracion mund të tejkalojë në dhunë. Sepse që moti vlen ajo që filozofi Volter ka thënë: „Ata të cilët ju bëjnë të besoni në absurde, mund tju bëjnë dhe të kryeni padrejtësi“.

Kurse mediat sociale u lejojnë autokratëve tu shërbejnë absurditete miliarda njerëzve.

Për shkak të gjithë të lartëpërmendurës, Baron Koen bëri thirrje se është koha për rimendim fundamental të rolit të mediave sociale sidomos rolit të tyre në përhapjen e urrejtjes, gënjeshtrave dhe kosnpiracioneve.

„Nëse një neo-nacist marshon në një restorant dhe fillon tu kërcënohet mysafirëve të tjerë dhe të thotë se do të vrasë gjithë Hebrenjtë, vallë nga pronari i restorantit do të kërkohet që ta shërbejë me një drekë elegante komplete? Sigurisht që jo! Pronari i restorantit ka të drejtë dhe përgjegjësi morale ta largojë nacistin jashtë. Të njëjtën përgjegjësi e kanë dhe internet kompanitë“.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.