LONDËR (Rojters) – Britania e Madhe kaloi Italinë, tregojnë numrat zyrtare të publikuara më 05.05.2020. Kjo shkaktoi rritjen e presionit mbi kryeministrin Boris Xhonson në aspekt të përballimit të tij me krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

 

Britania e Madhe tani ka numër më të madh të rasteve të vdekjes nga koronavirusi në Europë, sipas të dhënave më të rreja të qeverisë. Të dhënat flasin për 29.427 raste vdekjesh në spitale, azile për kujdes dhe në bashkësinë më të gjerë mbarë Britanisë së Madhe deri të hënën (04.05.2020), që paraqet rritje për 693 persona.

 

Sipas të dhënave të Zyrës për statistikë nacionale, nga 24 prilli në Angli dhe Uells nga Kovid-19 kanë vdekur 29.648 persona, kurse së bashku me të vdekurit në Skoci dhe Irlandën e Veriut, numri i përgjithshëm në Mbretërinë e Bashkuar arrin 32.313 persona.

 

Burim: Reuters.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.