LONDËR (Reuters) – Britania e Madhe po shqyrton vendimin për distancë sociale prej dy metrash, para fazës së ardhshme të lehtësimit të masave, që planifikohet për 4 korrik, kur baret, restorantet dhe floktarët do mund të rihapen në Angli, deklaroi të dielën më 14.06.2020 Kryeministri Boris Johnson.

Progresi në trajtimin e pandemisë së koronavirusit ka mundësuar “hapësirë ​​për manevrim” të  rregullit, për të cilin shumë punëdhënës thonë se do ta bëjë të vështirë kthimin në shpejtësinë normale, deklaroi Johnson në qendrën tregtare në lindje të Londrës, e cila po pregatitet të rihapet javën e ardhshme.

 

Britania e Madhe ka publikuar numrin e tretë më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi pas SHBA dhe Brazilit, për të cilën kritikët e qeverisë thonë se është reflektim i reagimit të qeverisë ndaj krizës.

 

Qeveria e Partisë Konservatore të Johnson, e cila thotë se ka ndjekur këshilla shkencore për menaxhim me pandeminë, po përballet me probleme të vendosjes së një ekuilibri për ringjallje të ekonomisë, pa lejuar një valë të dytë të rasteve.

 

“Do të bashkëpunojmë me shkencëtarë në çdo kohë dhe do të marrim vendimin e duhur bazuar në sigurinë, shëndetin dhe ndalimin e përhapjes së virusit,” ka deklaruar Johnson.

 

Burim: Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.