Emisioni 360º në prag të zgjedhjeve amerikane më 3 nëntor, inçizoi shtojcë në farmën veçmë të famshme për lajme të rreme, Veles. Nga shtojca mund të dëgjojmë se qytatarët e Velesit vlerësojnë se viti 2016 në asnjë rast nuk do të përsëritet, viti kur përfituan seriozisht nga prodhimi dhe plasimi i lajmeve të rreme. Kjo nuk do të thotë se biznesi tërësisht ka ngrirë, gjë që përsëri vazhdon të vendosë vendin në situatë të pakëndshme.

Rosana Aleksoska, shefe e projektit luftë kundër lajmeve të rreme „F2N2“” për emisionin 360˚ deklaroi: Ato paraqesin edhe kërcënim sigurie për çdo vend. Ja të themi në rastin e pandemisë me kovid, dezinformatat për koronavirusin paraqesin kërcënim për shëndetin e qytetarëve.

Mes tjerash Aleksoska paralajmëron se pasiviteti i Maqedonisë së Veriut mund të krijojë problem aty ku nuk ka.

„Nuk mund të analizojmë vetëm nga aspekti vallë kjo shkel ligjin dhe vallë bëhet fjalë për përfitime financiare ose jo. Shteti ynë duhet me vendosshmëri të kundërshtohet, sepse siç shohim ky nuk është problem vetëm në sferën tonë informative vendase, veçmë fillon vendi ynë të bëhet problem për vendet të tjera. Nëpërmjet aktiviteteve të këtilla Maqedonia e Veriut rrezikon të karakterizohet si vend nga i cili origjinojnë dezinformata të cilat targetojnë qytetarë të vendeve të tjera. Në vijim, është mjaft e lehtë dhe ligjitime që kushdo ta karakterizojë këtë edhe si përfshirje në punët e brendshme të vendeve të tjera.“ 

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.