PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: SKANDAL: SHIKO FILIPÇE SA KUSHTON KORONA TESTI NË GJERMANI DHE NA JEP PËRGJIGJE PSE TE NE ËSHTË SHUMË MË I SHTRENJTË?!!!Më 26 qershor portali DokazM publikoi tekst me titull SKANDAL: SHIKO FILIPÇE SA KUSHTON KORONATESTI NË GJERMANI DHE NA JEP PËRGJIGJE PSE TE NE ËSHTË SHUMË MË I SHTRENJTË?!!!  Bashkëlidhur qëndron fotografi nga fatura pas testit të kryer me çmim prej 18.74 eurosh, nën të cilën është shprehur pretendim se korona testi në Gjermani kushton diçka më shumë se 1000 denarë. Kështu parashtron pyetjen: Deri ku mund të shkojë pafytyrësia në Maqedoni?? Ose ndoshta kemi standard më të mirë?! Sigurisht!! TURP!!!

 

Link nga teksti origjinal mund të gjeni këtu.

FAKT/E

Portali ka ndërmarrë fotografinë nga postimi i tviter profilit Igor Çobanoviq i cili ka postuar të njëjtën dhe ka shkruar:”Çmimi i testit në Gjermani. Në Spanjë është 20, Itali 30 kurse në Serbi 50”.

Pa kryer kontrollim plotësues të asaj që pretendon personi i panjohur – profil privat i tviter përdoruesit, portali plason “informatën”, madje me kritikë të rreptë drejt sistemit shëndetësor në vendin tonë, më saktë drejtuar ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe.

Por e vërteta është tërësisht ndryshe.

Edhe vetë personi që ka postuar fotografinë me çmimin e testit, më tej në postim demantohet vetë duke shkruar se bëhet fjalë për test për prezencë të antitrupthave i cili është më i lirë dhe se testi i tillë gjoja se në Serbi kushton 10 euro siç shkruan në faqe. Por portali nuk ka marrë parasysh komentet e tjera në postim nga persona të cilët kanë ardhur nga Gjermania dhe shkruajnë për çmimin real të testit në Gjermani, i cili kushton 120 euro, kurse në Austri nga 120 deri në 180 euro. Edhe pse nuk bëhet fjalë për burime zyrtare të cilat mund të verifikojnë çmimin real të testeve, gjithsesi nëse veçmë ka ndërmarrë postim të tillë për të drejtuar kritikë, do të duhej të marrë parasysh dhe komentet të tjera të personave që  “rrëfejnë” për çmimin.Ajo që duhet të dihet është se bëhet fjalë për test që analizon prezencën e antitrupthave, përndryshe test serologjik i cili në gjithë botën është më i lirë, por më pak kredibil. Për dallim nga ky test, testi molekular detekton prezencën e virusit dhe është më i shtrenjtë për shkak të sigurisë më të madhe por edhe për shkak të harxhimeve të tjera vijuese. Por portali ka “lëshuar” të theksojë këtë.

Çmimet e testeve në Gjermani lëvizin nga 40 euro deri në mbi 200 euro.

Te ne çmimet për teste për Kovid-19 janë publikuar në Njoftimin e Fondit për siguri shëndetësore, ku mund të shihet se shërbimi laboratorik për analizë serologjike për prezencë të antitrupthave të shkaktarit të infeksionit kushton 1100 denarë. Në fakt për këtë test bëhet fjalë në fotografinë virale në rrjetet sociale, kurse mund të gjendet edhe në portal në vendin tonë.

Përderisa shërbimi laboratorik për analizë molekulare të shkaktarëve infektues, nvarësisht nga teknika dhe numri i shkaktarëve (një, më shumë ose një set virusesh) të cilët njëkohësisht detektohen, çmimi lëviz prej 3000 deri në 5500 denarë. Në shumën e këtyre çmimeve referente hyjnë gjithë harxhimet për kryerjen e këtyre shërbimeve shëndetësore. Gjithë çmimet e përmendura janë me participacion sipas Vendimit për lartësinë e pjesëmarrjes të personave të siguruar në harxhimet totale të shërbimeve shëndetësore, kurse nga Fondi fakturohen pa participacion.

Teoritë e këtilla për çmime të ulëta të testeve në Gjermani janë publikuar përveç në Serbi, Maqedoni të Veriut edhe në Kroaci të cilat gjithashtu u hodhën poshtë si të pasakta nga shërbimi kroat për kontrollim të fakteve Faktograf.hr.

Ky është manipulim i pastër me publikun, me qëllim që të nxitet pakënaqësi dhe mosbesim në institucionet e sistemit.

Portalet duhet të transmetojnë informata të sakta dhe të kontrolluara me dëshmi të besueshme, e jo gjysmë të vërteta dhe informata të paplota në të cilat shmangen fakte të rëndësishme.

Publiku lexues nuk duhet të “bëhet pre” e shpekulimeve të tilla të cilat vetëm mund të shkaktojnë revolt pa arsye. Rrjetet sociale janë hapësirë në të cilën shpërndahen një numër i madh dezinformatash. Prandaj kontrolloni atë që lexoni. Akoma më shumë sepse jo gjithë gazetarët respektojnë Kodeksin gazetaresk gjatë publikimit të teksteve të tyre.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.