DEZINFORMATAT E RECIKLUARA NUK MUND TË BËHEN TË VËRTETA PRETENDIMI ≠SAKTË DHE E VËRTETË

By Korrik 21, 2019 D-NARRATIVE

Para rreth 6 muaj Portali Infomaks postoi lajm titulli i të cilit përbëhet nga pretendime dhe pyetje në të njejtën kohë. Autori i tekstit në një pjesë pohon, kurse në pjesë tjetër shkruan se sipas informatave jo oficiale Filip Medarski dhe Dejvid Stivenson kanë përdorur lidhje dhe ndikim tek gjyqtarët dhe prokurorët duke bërë dallavere për personat që kanë qenë nën hetim të Prokurorise Speciale Publike.

Në tekst shkruan se portali ekskluzivisht i ka zbuluar këto informata, megjithatë nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare, prova ose diçka tjetër që të njejtën ta vërtetojë. Informatat janë të hedhura pa analizë, dhe faktikisht bëhet fjalë për supozime.

Thënë më saktë, portali në mënyrë indirekte e akuzon avokatin Medarski dhe ish diplomatin e Ambasadës Amerikane në Shkup, Stivenson, se kanë hapur firmë për konsulltime me qëllim që të munden të bëjnë larje parash të cilat i kanë marë nga biznismenë dhe politikanë të cilët kanë qenë nën hetime të PSP-së. Spekulimet shkojnë der aty që autori shkruan se ato të dy janë prezantuar në emër të ish Ambasadorit të SHBA-ve Xhes Bejli. Sipas autorit, Republika e Maqedonisë Veriore zyrtarisht është shteti i vetëm në të cilin shtetas i huaj hap firmë që nuk është aspak e saktë. Edhe po të jetë, nuk ka sgjë të diskutueshme në lidhje me atë sepse ajo është e lejuar me ligj.

Shumë e dukshme është edhe keqpërdorimi i letrës që ambasadori i atëhershëm Bejli e dërgoi deri tek gjykata Penale.

Në letër Ambasadori Bejli ka shprehur zhgënjim nga informatat të cilat në atë kohë kanë arritur deri tek ai se gjyqtarët marrin gjykime të cilat janë të diktuara nga ambasada e SHBA-ve dhe gjithashtu se një pjesë e gjyqtarëve janë fshehur prapa kësaj Ambasade për një pjesë të vendimeve që I kanë marrë. Gjithashtu hamendësohet se në gjykatën Penale është ngritur panikë në momentin që Bejli e ka “kuptuar” se Stivenson dhe Medarski janë paraqitur rrejshëm si “përfaqësues” të tij. Gjithë teksti  bazohet në supozime dhe spekulime përsëri pa dhënë burime.

Fajësimet nga ana e portalit të njejtëvazhduan edhe pas pes ditësh. Në tekstin e dytë përsëritet tregimi i njejtë, akuzoen Stivenson dhe Medarski se për shkak të pozitave të tyre dhe ndikimit në atë kohë kanë marrë para dhe kanë premtuar lirime të personave të cilët kanë qenë nën hetim nga PSP.

Në një pjesë të tekstit qëndron se emri i kompanisë është “Statcraft”, që është absolutisht e saktë, por ajo që nuk është e saktë është se kuptimi i fjalës është “krijim i shtetit”.

Kuptimi i fjalës Statecraft në fakt është “udhëheqje e shtetit”, dhe me atë nuk mundet të lidhet emri I firmës me ndryshimin e emrit të Replublikës së Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore.

Në të dy tekstet ka fjali identike e cila nuk është e bazuar në informata.

Teksti gjashtë muaj më vonë është shplrndarë nga ana e portalit Ekspres. I njejti përdoret si argument legjitim me qëllim që ti diskreditojnë të dy, Medarskin dhe Stivenson.

Medarski dhe Stivenson kanë pasur të drejtë kushtetuese për ta hapur firmën, kurse vlen të përmendet se firma mirret me shërbime lidhur me investimet e jashtme, dhe jo me shërbime avokate dhe gjyqsore.

Gjykata është një nga sfidat më të mëdha në Republikën e Maqedonisë Veriore, besimi tek gjyqet është në nivel të ulët, por ajo sdo të thotë se kjo gjë duhet të keqpërdoret nga ana e mediave.

Sipas kësaj se të gjitha këto informata janë speculative, tekstet nuk ofrojnë asnjë lloj prove por bazohen në supozime në bazë të disa fakte të vërteta, gjithsesi, të njejtat gabimisht interpretohen nga lexuesit dhe mundësojnë nxjerrje të konkludimeve të gabueshme.

Leave a Reply

Share via
Copy link
Powered by Social Snap