PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Zbulohet skandal i madh: Është ndryshuar data në fletëvotimet të cilat janë vonuar për të mos u shpallur si të pavlefshme

 

Nëpërmjet RT, (Russia Today), në mediat në Maqedoninë e Veriut u përhap informatë e paverifikuar për gjoja se mashtrim zgjedhor në zgjedhjet në SHBA. Gjithsesi, pa dëshmi për pretendimet e shprehura, kjo ngel vetëm dezinformatë e cila ka për qëllim të rënojë besimin në procesin zgjedhor në SHBA.Më 7 nëntor portali Infomaks publikoi tekst me titull Zbulohet skandal i madh: Është ndryshuar data në fletëvotimet të cilat janë vonuar për të mos u shpallur si të pavlefshme. Si burim i tekstit vendoset RT (Russia Today) rrjet televiziv i financuar nga Rusia.

Sipas përmbajtjes, bëhet fjalë për gjoja paregullsi zgjedhore gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA.  Përkatësisht, një i punësuar në shërbimin e postës amerikane nëpërmjet „Projekt Veritas“ ka publikuar se drejtori i postës në Irija, Pensilvani, ka urdhëruar që data 3 nëntor në fletëvotimet që kanë aritur në ditën pas zgjedhjeve të ndryshohet, në mënyrë që fletëvotimet e pavlefshme „të duken si të vlefshme“. Pretendohet se Hopkins e ka dëgjuar drejtorin e postës, Rober Vajsenbah Xhunior, si bisedon me të punësuarit të tjerë për fletëvotimet që duhet të „antidatohen“. Sipas Hopkins, drejtori i postës ka deklaruar se shumica e fletëvotimeve që kanë arirë të mërkurën, një ditë pas votimeve, janë anidatuar me datën e së martës, por njëra prej tyre gabimisht është datuar në 4 nëntor. Hopkins gjoja se ka qënë i kontaktuar nga inspektorë të cilët duan të dëgjojnë anën e tij të storjes për të filluar hetim.

Si në Pensilvani, i punësuar në shërbimin e postës amerikane në Miçigen pretendon se të punësuarit janë urdhëruar të ndajnë „fletëvotimet e vonuara“ nga pjesa tjetër, me qëllim që të vendoset data e së martës. Përderisa në Nevadë, i punësuar në postë gjoja se është dakorduar t’i japë një reporteri sekret paket fletëvotimesh të pa përdorura të cilat janë dërguar në adresa të gabuara.

Këtë “informatë” e publikuan dhe portalet: VesnikVeçerReporterInfoM ekspres.

FAKT/E

Kjo storje e rreme menjëherë u demaskua nga Shërbimi për kontrollim të fakteve FactCheck.org.

Përkatësisht, ata zbulojnë se bëhet fjalë për video nga aktivist djathtist e cila sugjeron se të punësuarit në shërbimin e postës amerikane kanë antidatuar fletëvotime në Miçigen. Pretendimi nuk është dëshmuar, por, madje edhe të jetë i saktë, asnjë fletvotim që ka arirë pas 3 nëntorit nuk pranohet, pa marrë parasysh datën në vulën postiere.

Projekti Veritas është organizatë aktiviste djathtiste. Në videon e publikuar në youtube kanalin e organizatës, themeluesi i saj Xhejms O’Kif  pretendon se ka „dëshmitar“ në shërbimin e postës i cili ka informata për mashtrime zgjedhore në Miçigen. Me zë të ndryshuar për të fshehur indentitetin e tij, në video i ashtuquajturi dëshmitar thotë se kanë pasur urdhër për të mbledhur gjithë fletëvotimet që të mund ti arkivojnë me datën e ditës së kaluar. Për shpjegim, dita kur kjo ka ndodhur është 4 nëntori, kurse dita e zgjedhjeve ishte më 3 nëntor, së këtejmi implikohet se shërbimi postier amerikan ka marrë pjesë në plan për të numëruar dhe votat jolegjitime.

Zëdhënësi i Postës së SHBA-ve, Agani Dullaveris, për FactCheck.org deklaroi se nuk dinë vallë vërtet ka pasur „direkcion“ të tillë. Inspektori kryesor i shërbimit të postave ka hulumtuar këtë ankesë dhe deri më tani nuk ka informata të rreja.

Mirëpo, sidoqoftë, ankesa nuk ka asnjëfarë ndikimi mbi votat. Regullativa ligjore në Miçigen precizon se fletëvotimet në postë „duhet të arijnë patjeter deri te personi zyrtar ose ndihmësi i tij para mbylljes së vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve. Fletëvotimet që do të arijnë pas mbylljes së vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve nuk do të numërohen.

Kabineti i sekretarit shtetëror në Miçigen gjithashtu dha shpjegim për këtë rast në web-faqen e tyre: „Administrata zgjedhore në Miçigen i vlerëson të vlefshme ato fletëvotime të cilat deri në orën 20 në ditën e zgjedhjeve i fitojnë në zyrat e tyre ose në kutitë oficiale votuese. Fletëvotimet e fituara pas këtij afati, pa marrë parasysh datës në vulën postiere janë të pavlefshme.

Kjo tregon se data 3 nëntor nuk luan asnjë rol, por segmenti kryesor është koha në të cilën fletëvotimi ka arirë në atë datë te personat kompetentë. Me fjalë të tjera, madje edhe nëse është antidatuar fletëvotim nga 4 nëntori kjo asesi nuk mund të ketë qënë pjesë e numërimit, sepse nuk ka arirë deri në fund të ditës së votimeve për të hyrë në sistem.

Sipas kësaj, storja për gjoja se mashtrim zgjedhor në Miçigen dhe Pensilvani me ndryshimin e datave të fletëvotimeve është dezinformatë e cila ka për qëllim të rënojë besimin në procesin zgjedhor në SHBA.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.