DHURIMI I PLAZMËS SË GJAKUT PËR MJEKIMIN E COVID-19 DHE TERAPIA ME TË NJËJTËN KRYHET SIPAS PROCESEVE TË VERIFIKUARA MJEKËSORE

By Qershor 14, 2020 F2N2 ANALYSIS

Personi i cili është tërësisht i shëruar nga infeksioni virusal KOVID-19, ndoshta mund tu ndihmojë pacientëve të cilët momentalisht luftojnë me infeksionin duke dhuruar plazmë gjaku. Për shkak të infeksionit, plazma nga ky person përmban antitruptha, të cilat sistemi imunitar i organizmit i ka krijuar gjatë kohës së luftimit me virusin.

Terapia me plazmë konvalescente është treguar si efikase në luftën kundër sëmundjeve të shkaktuara nga viruset Ebola dhe SARS.
Duke marrë parasysh se nuk ekziston terapi specifike, as vaksinë, hulumtimet e fundit tregojnë se plazma konvalescente mund të jetë e dobishme në mjekimin e infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi (SARS-CoV-2).

Përderisa shkencëtarët mbarë botës po luftojnë për të krijuar ilaç për koronavirusin vdekjeprurës, kriminelët shfrytëzojnë momentin për të përfituar në tregun e zi. Përkatësisht, pandemia ‘’siguroi’’ mundësi të rre për hakerët, mashtruesit dhe kriminelët për të përfituar në kurizin e njerëzve të frikësuar dhe të ndjeshëm në kushte të papritshmërisë së përditshme nga koronavirusi vdekjeprurës.

Kështu mediat botë filluan të shkruajnë për rritje në listat për lëndë dhe shërbime lidhur me koronavirusin në darkweb përfshirë dhe lëngjet trupore. Pos gjërave të tjera që kriminelët shesin në internet, mund të haset dhe një sasi e madhe e pajisjeve mbrojtëse si dhe ilaçe të rreme kundër koronavirusit.

Lajmet për tregun e zi ilegal në të cilin “lulëzon” biznesi në kohë të betejës me koronavirusin, filluan të publikohen dhe tek ne duke filluar në muajin maj, kurse ditëve përsëri hasen përmbajtjet e njëjta:

FILLOI BIZNESI PËR KOVID19: Njerëzit që mbijetuan Koronën shesin plazmë gjaku

 

LITËR GJAK KUSHTON MË SHUMË SE 10.000 DOLLARË: LULËZON TREGU I RRI ME ANTITRUPTHA TË NJERËZVE TË CILËT MBIJETUAN KORONËN (VIDEO)

 

„VAKSINA PASIVE KUNDËR KORONAVIRUSIT SHITET NË DARK WEB“: NJË DOZË KUSHTON 25 MIJË DOLLARË

 

Në to shkruhet për atë se si internet kriminelët ofrojën litër gjak që përmban antitruptha, për më shumë se 10.000 dollarë amerikanë. Njerëzit blejnë gjak me antitruptha për të fituar transfuzion dhe kështu të mbrohen nga infeksioni i koronavirusit ose të shërohen nëse veçmë janë infektuar. Edhe pse shitja e gjakut tani është në listën univerzale të ‘’mallrave të ndaluara’’ sepse ekziston mundësi e madhe për mashtrim, ky treg ilegal është i mbrojtur me softver të fuqishëm kriptografik, kështu ka përjashtin, prandaj në të prap së prap mund të blihet gjak, si dhe gjëra të tjera të ndaluara. Një dozë ‘’gjaku me antitruptha për koronavirus’’ ofrohet madje dhe për 25 mijë dollarë.

 

Përmbajtja që përhapet është mjaftë shqetësuese dhe është normale të shkaktojë frikë në publik

Por më shumë pyetje janë të paqarta dhe papërgjigjura:

Vallë kjo është e saktë, vallë me të vërtetë shitet dhe blihet plazmë gjaku. Si është e mundur të përdoret kjo plazmë gjaku e blerë nga Dark Web?

 

Së pari shkurtimisht çka paraqet Dark Web?

 

Zoti Morgan Rajt, ish këshilltar i lartë i programit për ndihmë anti-teroristike në Stejt Departamentin, kurse tani këshilltar kryesor për siguri në kompaninë për softver sigurie Sentinel One, shpjegon ça në fakt paraqet Dark Web.

Ai është pjesë e shifruar e Internetit deri te i cili mund të qaset me përdorimin e rrjeteve të famshme siç është ‘’Tog’’. Kërkuesi “Tog” është i fokusuar në privatësinë, që domethënë se mund të mjegullojë përdoruesin si dhe të dhënat me të cilat ai qaset. Ai u ofron “aktorëve të këqinj” mënyrë për të punuar me shkallë të caktuar të mësdënimit, sepse mbrojtësve të ligjit u është e vështirë të zbulojnë kriminelët që përdorin të njëjtin. „Në këtë moment ata shfrytëzojnë frikën, papritshmërinë dhe dyshimin që njerëzit po përjetojnë gjatë pandemisë dhe shfrytëzojnë shqetësimin dhe dëshpërimin për të nxitur njerëzit të blejnë gjëra ose të klikojnë në gjëra që zakonisht nuk do ti blenin“, thotë Morgan Rajt.

 

Shitja e gjakut në Dark web me shumë gjasa është mashtrim, thotë eksperti për ОCCPR– platformë për njoftim hulumtues me rrjet të qendrave mediale dhe gazetarëve të pavarur.

“Përderisa shumica e mediave publikuan rritje të listave në web-faqet e errëta për lëndë të lidhura me koronën, përfshirë dhe lëngje trupore, Ajlin Ormsbi, ekspert për tregun e zi dhe autor i librit “The Darkest Web”  për OCCRP deklaron se kjo me shumë gjasa nuk është asgjë më shumë se një mashtrim. Sipas saj këto lista të shitjes me shumë gjasa janë publikuar nga mashtrues të cilët duan të përfitojnë nga kriza.

Sipas raportit të hulumtimit të zhvilluar nga  Instituti australian për kriminologji janë gjetur 645 shpallje për produkte lidhur me koronavirusin nga të cilat 22 kanë qënë produkte unikate. Pajisja për mbrojtje personale paraqet thuajse gjysmën, kurse një e treta e produkteve janë ilaçe antivirusale ose të tjera. Në vaksina, teste dhe instrumente për diagnostifikim, bëjnë pjesë rreth 10% të shpalljeve.

Hulumtuesi udhëheqës Rod Brandhurst për АМ News deklaroi se sugjerohet që blerësit të injektohen me plazmën e gjakut nga njerëz të cilët janë shëruar nga sëmundje (vaksinim pasiv).

Sipas Ormsbi trend pas shpërthimit të virusit është zvogëlimi i aktivitetit të Dark Web, si rezultat i ndikimit të mbylljes globale për furnizim dhe dërgim të ilaçeve.

Menjëherë në fillim të pandemisë kishte shumë shpallje për pajisje mbrojtëse personale, por shpalljet për gjak, përshtypja ime është se janë mashtrim apsolut.

Ky lloj i punës shfaqet shumë, njerëzit vetëm “do të hidhen” në cilin do trend dhe duke publikuar shpallje për të cilat mendojnë se do të mashtrojnë njerëzit“, thotë ajo.

Akoma nuk është e qartë pse blerësit ndoshta do të duan të blenë gjak nga dikush i cili është akivisht i infektuar me këtë smundje. Ka pak gjasa që këta shitës të kenë qasje në mostra mjekësore, kurse akoma më pak ti dërgojnë në shkëmbim për pagesa.

 

Sipas kësaj biznesi me plazmë gjaku me shumë gjasa është mashtrim.

Se bëhet fjalë për mashtrim Ju paraqesim procesin për dhurim të plazmës konvalescente.

Procesi për dhurimin e plazmës quhet plazmafereza dhe zhvillohet me separator qelizor të sofistikuar. Procesi zgjat nda 40 deri në 60 minuta dhe ndan nga 300 deri në 600 ml plazmë, kurse komponentat të tjera kthehen te donatori. Plazma e cila dhurohet është pjesa e lëngët e gjakut e cila shpejtë kompenzohet. Dhuruesi mund të jetë person në moshën prej 18 deri në 60 vjeç me peshë trupore mbi 60 kilogramë e cila i plotëson kriteret e paraqitura.

 

Që një person të mund të dhurojnë plazmë konvalescente duhet të plotësojë kritere të caktuara, të kryhen hulumtimet laboratorike, kurse dhurimi bëhet sipas procesit të verifikuar. Për këtë mund të lexoni në faqen e Institutit për mjekësi transfuzioni në RMV: Kush, si dhe kur mund të dhurojë plazmë konvalescente.

Share via
Copy link
Powered by Social Snap