PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal:  MJEKTËT TË BEFASUAR: Dijabeti zhduket për 5 ditë, falë këtij recepti!

Mediat në vend shpesh ndjekin tekste të cilat propagojnë alternativën si zavendësim për mjekësinë. Në atë drejtim është edhe oferta e këtij teksti të publikuar në  Infomaks  me të cilin propagohet se dijabeti mund të shërohet për 5 ditë. Sipas tekstut recepti natyral magjik i cili shëron, përmban spanaq, karrota, mollë të gjelbër dhe selinë. Përmbajtja pihet në mëngjes, në bark të zbrazur, sipas udhëzimit në këtë tekst.

Link nga publikimi:  Infomaks

FAKT/E

Ky tip i dezinformatave është pjesë e trendit aktual  të shpekulimeve të cilat fshihen nën perdhen e pseudoshkencës. Ky lajm përmban ilaç jokonvencional i cili nuk është i mbështetur me fakte shkencore dhe metodologji konvencionale të shkencës mjekësore zyrtare dhe praktikave.

Qëllimi i këtij teksti është të theksohet se dijabeti mund të shërohet lehtë dhe thjeshtë, pa asnjëfarë hulumtime mjekësore dhe terapi të cilat dalin nga rezultatet. Kjo është e gabueshme dhe e rrezikshme. Në tekst nuk është theksuar vallë kjo vlen për një tip të dijabetit apo pët të gjitha. Tipet e ndryshme të dijabetit kërkojnë dhe tretman të ndryshëm. Çdo pakujdesi e vogël mund të jetë fatale.

Për shembull gjatë dijabetit tip 1 në organizëm mungon insulin, kurse ky është i nevojshëm për normalizim të sheqerit në gjak. Ky fakt na ndihmon të vijmë deri në përfundim se disa prodhime natyrale të caktuara nuk mund të jenë subtitut për insulinin.

Nuk ekziston zgjidhje magjike për dijabetin. Dijabeti është gjendje kronike në organizëm. Sipas Federatës ndërkombëtare të dijabetit, numri i të prekurve nga dijabeti rritet, pritet deri në 2025 do të arrijë deri në 350 milionë.

Personat të cilët vuajnë nga dijabeti kanë vlera të larta të glikozës. Organizmi i tyre nuk mund të transmetojë glikozën në qeliza. Përderisa nuk trajtohet në mënyrë adekuate, dijabeti mund të shkaktojë komplikime. Komplikimet nga dijabeti zhvillohen ngadalë, përderisa nuk ndiqen me kujdes mund të ketë komplikime të rrezikshme si:

  • Dëmtim të shikimit

  • Infeksione të lëkurës

  • Goditje në zemër, çregullim i qarkullimit të gjakut në ekstremitete

  • Goditje në tru

  • Dëmtim të nervave

  • Dëmtim të veshkëve

Dijabeti diagnostifikohet lehtë. Me edukim adekuat, tretmane mjeksore dhe vëzhgim mund të prevenohet dhe kontrollohet.

Ekipi i  F2N2 vlerson se shpërndarja e këtyre dezinformatave është e rrezikshme dhe  paraqet joseriozitet dhe punë joprofesionale.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.