Më 28 tetor Radi MOF organizoi diskutim në temë „Qartë dhe zëshëm – Si të dalim nga teoritë e konspiracionit?“. Diskutimi ishte i fokusuar në çështjet në vijim: Pse këto përmbajtje janë aq tërheqëse për një numër të madh njerëzish? Si përhapen dhe si mund të mbrohemi nga ndikimi i tyre?

Folës në diskutim ishin komunikologu dhe eksperti për media të rreja, Bojan Kordalov, program menaxherja e F2N2, Rosana Aleksoska dhe Vladimir Petreski nga Shërbimi për kontrollim të fakteve në media.

Në vazhdim vijon fjalimi i Rosana Aleksoskës.

Në përgjithësi, në këtë periudhë të krizës botërore të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit çdo ditë hasim dezinformata, kurse një nga format në të cilat ato paraqiten janë dhe teoritë e konspiracionit. Ajo që është interesante është se teoritë e konspiracionit nuk janë fenomen i rri, ekzistojnë një periudhë të gjatë kohore, kurse akoma më interesante është që në histori nuk është hera e parë të dëshmojmë teori konspiracioni për një virus të caktuar. Domethënë ne çdo ditë shohim narrative të rreme, të cilat na thonë se koronavirusi është artificial, se është imagjinar, se nuk ekziston, se nuk është i rrezikshëm, se gjithë ky është skenar që ndonjë qeveri botërore të mund të na kontrollojë.

Nëse paralelizojmë për atë, kur për herë të parë u shfaq sida dhe virusi që shkakton sëmundjen, Bashkimi Sovjetik i atëhershëm filloi fushatë dezinformative se HIV virusi është armë biologjike e krijuar nga SHBA-të. Sepse atëherë nuk ka pasur internet, fillimisht në vitin 1983, në një gazetë indiane ëshë publikuar letër nga shkencëtar amerikan se në fakt shkencëtarët amerikanë qëndrojnë pas HIV virusit. Së tejmi, kjo letër dhe kjo storje ringjalleshin shumë herë gjatë një periudhe të gjatë, për shembull në vitin 1985, 1987, deri sa madje edhe mediat kredibile kanë filluar ta publikojnë këtë dezinformatë.

Domethënë nuk është hera e parë që njerëzimi të ballafaqohet me fushata dezinformative, ato kanë ekzistuar edhe më herët, por ajo që është me rëndësi është se edhe atëherë, kurse edhe tani, një pjesë e këtyre teorive të konspiracionit kanë sentiment antiperëndimor dhe përdoren që nëpërmjet tyre të sulmohen shoqëritë demokrate perëndimore. Shembuj për këtë ka shumë dhe nuk do të ndërhyj në detaje.

Shfaqja e mediave të rreja sociale ka sjellë shumë dobishmëri, megjithatë solli dhe rreziqe, përndryshe platformat si Facebook dhe Tviter shpesh keqpërdoren, kurse unë këtu kam një qëndrim pak më ndryshe nga ai se platformat janë fajtorët për atë që po ndodh dhe për përhapjen e dezinformatave dhe teorive të konspiracionit. Po, ato luajnë rol, por shohim se në periudhën e fundit filluan të ndërmarrin masa serioze, si pasojë shpesh lexojmë se si kanë tërhequr rrjete të tëra fabrikash me trolle, facebook profile, facebook faqe, etj.

Dezinformatat janë të rrezikshme dhe janë më të rrezikshme nga lajmet tërësisht të rreme. Për të dytat dimë se janë tërësisht të rreme dhe kaq, megjithatë kur flasim për dezinformatat, gjë që duhet të gjithë ta kuptojnë është se në thelb kemi të bëjmë me gjysmë të vërteta.

Në ditën kur Maqedonia e Veriut u bë antare në NATO, 27 mars, te ne u zhvillua fushatë dezinformative, për të cilën sipas gjithë karakteristikave mund të themi se ishte seriozisht e planifikuar dhe mirë e organizuar. Qëllimi ishte të tërhiqet vëmendja e qytetarëve të zakonshëm, në vend që të gëzohemi në suksesin e arirë historik, ndërsa ky është antarësimi në NATO. Fushata ishte miks, nëpërmjet teorisës ë konspiracionit se 5G rrjeti shkakton koronavirusin, se ka efekte negative mbi shpezët, kishte disa variacione të ndryshme në këtë temë. Mendoj se mund të dakordohemi se si antar në NATO, vendi ynë mund të jetë lëndë e fushatave të këtilla dezinformative, sidomos në periudha kohore historikisht të rëndësishme për shtetin tonë.

Përfitimin dhe atë se kush përfiton nga kjo, mund ta analizojmë në disa nivele. Fillimisht, të themi se ka njerëz të cilët duan të përfitojnë para kështu fillojnë “biznesin” e tyre me ndonjë internet faqe të caktuar, të cilën nuk mund ta trajtojmë si medium, sepse ata janë shkrimtarë të teksteve, e jo gazetarë në të vërtetë.

Tani, nga gjithë kjo situatë humbasin mediat kredibile dhe gazetarët kredibilë. Këtu flasim për agjenci gazetareske të cilat kanë gazetarë seriozë, kanë politikë redaktuese, ndjekin regulla dhe standarde të caktuara: redaktojnë tekste, hulumtojnë, përkthejnë, inçizojnë. Domethënë kjo është punë e rëndë, kurse tani pjesën e tyre në marketing e merr ndonjë shkrimtar tekstesh që bën copy-paste dhe që pin kafe nga shtëpia në internet do të sigurojë numër të madh klikimesh me tituj senzacionalë gjatë ditës. Pyetja kyçe është kush humb, kurse gjithsesi nuk guxojmë të lëmë anash dhe pjesën tjetër, atë se përderisa ekzistojnë faktorë vendas që kanë përftime, qoftë përfitojnë apo dezinformojnë, deri atëherë do jemi të hapur për ndikime malinje të jashtme dhe të brendshme. Nuk është diçka e rre sjellja dhe ndërhyrja e Rusisë në punët e jashtme dhe problemet e jashtme të shumë vendeve në botë, sidomos në shoqëritë e zhvilluara demokratike perëndimore.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.