DJALLI NË SHËRBIM TË DEZINFORMATAVE

Portalet pro Kremlinase për dezinformata „angazhuan“ Djallin për të përhapur propagandat e tyre. Nëpër artikujt e tyre, mjaftë prezent është „Numri i Djallit: 666“, si dhe simbole të tjera të ndryshme lidhur me fuqi keqbërëse.

Selia e web faqes Fort Rus është në SHBA, por e njëjta është themeluar si tink-tenk organizatë në Serbi dhe ka për qëllim të zhvillojë fushatë të fuqishme pro-Kremlinase. Web faqja është e lidhur me Fondacionin për kulturë strategjike, e cila pra, shfaqet dhe si „organizatë partnere“. Më 13 maj, Fort Rus Njuz publikoi shkrim me titull „Pse Melinda Gejts mban kryqin-satanik përmbysur“, në të cilin shpjegoheshin stolitë që mban zonja Melinda Gejts në intervistë disa ditë më parë: „ Pse Melinda Gejts mban kryqin-satanik përmbysur, gjatë vikendit të kaluar në intervistën me MSM: Madje duke ditur se veçmë kemi dijeni për sistemin e vërtetë të besimit të njerëzve që menaxhojnë me SHBA-të, ata adhurojnë të respektojnë Satanën nëpërmjet mënyrave të ndryshe (pa marrë parasysh vallë nëpërmjet Moloh, etj.), Gjithësesi, këto lloje të provokimit asnjëherë nuk ndalojnë së na habituri, kurse njëkohësisht, nxisin shumë pyetje serioze.“

“Gates of Hell”

Autori përdor 1700 fjalë plotësuese për të “përshkruar“ gjoja se “lidhëshmërinë“ mes zonjës Gejts dhe Djallit, kurse gjithësesi artikulli u bë hit. Pronari i Fort Rus pretendon se më shumë se 15.000 njerëz kanë vizituar faqen, si dhe se artikulli është publikuar disa herë.

 

Hashtagu si #Satanism, #Satanic, #666, shpesh shfaqet në Fort Rus, që është e habitshme për një web faqe kaq sekulare dhe me pak tekste me përmbajtje shpirtërore dhe/ose religjioze. Fjalët si „satanike“ përdoren më tepër si mjet për të shprehur urrejtje, sesa për të përshkruar ideologji. Fort Rus është udhëheqës në fushatën kundër Bill Gejts, kurse në këtë drejtim mund të shihet dhe interesi i tyre për teori konspiracioni me Satanën. Shkrimet për Bill dhe Melinda Gejts janë të brenduara me hashtagun #GatesofHell.

Të gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.

 

Burim: EUvsDisinfo

Share via
Copy link
Powered by Social Snap