PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: „ TRAMP KA BËRË HAPIN MË TË GUXIMSHËM! SHPALLI LUFTË: Ngriti padi kundër Sorosit, Gejtsit, Klintonëve dhe Bajdenit “

 

Titulli i artikullit, të publikuar në portalin anonim Mkd press më 14.05.2020, është tendencioz dhe manipulativ. Në titull është vendosur pretendim se presidenti amerikan Tramp ka ngritur padi kundër më shumë personave, mes të cilëve janë Klintonët, Soros, Gejts dhe Bajden. Përveç në titull, askund në tekst nuk qëndron se ngritësi i padisë është presidenti amerikan, zoti Donald Tramp.Link nga artikulli origjinal këtu.

FAKT/E

Teksti i publikuar është dezinformatë dhe klikbejt. Kjo përmbajtje më herët është shpërndarë edhe në portalet magazin.mk,  freeglobe.mk dhe blogun horoskop-krajnicki.mk.

Ekipi i F2N2 ka kryer analizë detale, me qëllim që të zbulojë vallë ekziston padi, për të cilën shkruhet në tekstin manipulativ.

Edhe pse në vetë titullin qëndron se „ TRAMP KA BËRË HAPIN MË TË GUXIMSHËM! SHPALLI LUFTË: Ngriti padi kundër Sorosit, Gejtsit, Klintonëve dhe Bajdenit “, askund në tekst nuk qëndron se ngritës i padisë është presidenti amerikan, zoti Donald Tramp.

Në tekst qëndron:

„Proces gjyqësor ka filluar në gjykatën federale në Kaliforni kundër dy ish presidentëve të Shteve të Bashkuara, disa antarëve të familjeve të tyre, bashkëpuntorë të afërt, sponzorë si dhe politikanë dhe kompani të huaja.

Procesi gjyqësor me 87 faqe është ngritur kundër Barak Obama, Bill dhe Hilari Klinton, Hunter Bajden, Bill Gejts, Xhorxh Soros dhe përfaqësuesve të tjerë të ish administratës dhe „shtetit të thellë“.

Në padi janë përfshirë dhe disa nga kompanitë më të suksesshme  Amazon, Boston Dynamics, Hanson Robotics, Sensetime, Icarbon X, Tesla Inc., Neuralink Inc., Alphabet Inc., si dhe Facebook, Gejts, Mikrosoft dhe Zukenberg. Në listë hasen dhe kompanitë kineze Huavei dhe Alibaba, si dhe Partia komuniste kineze.“

Pretendimi se presidenti amerikan ka ngritur padi, siç thuhet në mënyrë manipulative në titull, është i pasaktë. Në fakt, ngritës i padis është Sajrus A. Parsa. Portali MKD press nuk thekson se kush është burimi i informatave, por teksti i njëjtë i publikuar në portalin Magazin.mk si burim vendos webtribune.rs i cili është linkuar në fund të tekstit.

Teksti nga webtribune.rs i cili është përdorur si burim nga Magazin.mk, është publikuar më 02.05.2020, kurse i njëjtë është demaskuar nga ana e kontrolluesit boshnjak të fakteve Raskrivanje.ba.

Përderisa kërkoni personin Sajrus A. Parsa, do të gjeni Tviter profil me të dhënat e tij i cili ka 21.000 ndjekës dhe organizatë të caktuar e cila udhëhiqet nga personi në fjalë. Të dhëna për profesionin ose aftësitë e tij, nuk mund të gjehen.

Parsa më 06.01.2020 ka krijuar fond për mbështetje që të mund të realizojë padinë në fjalë. Ka arrirë nëpërmjet donacioneve të mbledhë 9.971 dollarë amerikanë. Ai me të vërtetë ka ngritur padi kundër më shumë personave, kompanive, meadive, fondacioneve dhe organizatave. Ai i akuzon për keqpërdorim të teknologjive të përparuara, për çka kërkon dëmshpërblim financiar. Fillimisht padia është ngritur më 16.12.2019, por më tej ka disa plotësime më 26 dhe 27 shkurt të vitit 2020 dhe të fundit më 05.05.2020. Këto të dhënat mund të gjehen në onlajn arkivin gjyqësor të SHBA-ve.

Nuk ekziston korelacion i cili lidhë Sajrus, padinë e tij dhe Tramë. Por, edhe ky është tentim manipulativ i cili ka për qëllim të krijojë përshtypjen e gabuar se Tramp qëndron pas padisë. E vërteta është se presidenti amerikan nuk ka ngritur padi kundër personave të lartëpërmendur.

Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si dezinformatë dhe ‘klikbejt’. Edhe pse në shikim të parë ka të bëjë me Presidentin e SHBA-ve, Tramp, gjithësesi ky narracioni ka për qëllim të tregojë se SHBA haset me probleme të mëdha. Qëllimi i narracioneve të tilla është që të tregohen SHBA-të dhe vendet Perëndimore si të përçara.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.