MIT: Duhanpirësit janë më imun ndaj koronavirusit

 

FAKT: Duhanpirësit janë ndër kategoritë më të rrezikuara në rast të infektimit me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) publikoi sot se kanë vërejtur tentime nga lobistë të afërt me industrinë e duhanit që të manipulojnë opinionin se duhanpirësit janë më imun ndaj koronavirusit. Ata paralajmërojnë se ndodh krejtësisht e kundërta, respektivisht në rast të infektimit, duhanpirësit janë kategori tek e cila mund të paraqiten simptoma më të rënda, të cilat çojnë në hospitalizim ose në rastin më të keq vdekje të parakohshme.

“Lobistë të industrisë së duhanit tentuan që të manipulojnë politikën rreth COVID-19 me qëllim që shitësit e cigareve të listohen si “thelbësore”, dhe të ofrojnë dërgesë falas të prodhimeve të duhanit deri tek njerëzit në karantinë. Duhanpirësit janë më të prirë që të përballen me simptoma më të rënda në rast infektimi, të cilat çojnë në hospitalizim ose vdekje të parakohshme”, thuhet në komunikatën e WHO.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.