Më shumë se 200 shkolla në Korenë e Jugut janë detyruar të mbyllen vetëm disa ditë pas rihapjes si rezultat i rasteve të reja të KOVID-19. Mijëra studentë u kthyen në shkollë të mërkurën më 27.05.2020, pasi vendi filloi t’i lehtësojë kufizimet e virusit. Por, vetëm një ditë më vonë, u regjistruan 79 raste të reja, që është shifra më e lartë ditore në dy muaj. Shumica e këtyre rasteve kanë të bëjnë me një qendër distributive, jashtë Seulit.

 

Me magazinën, në qytetin Buçeon, udheheq kompania më e madhe e tregtisë elektronike në vend Kupang, ndërsa autoritetet kanë thënë se objekti nuk ka qenë në përputhje me masat për kontrollë nga infeksioni. Zyrtarët shëndetësorë madje gjetën gjurmë të “Kovid-19” në këpucët dhe rrobat e punëtorëve. Nuk parashtrohet mundësia që trendi i rritjes së rasteve të vazhdojë, pasi mijëra punonjës nga qendra janë duke u testuar. Rreth 58 raste të reja u raportuan të premten 29.02.2020, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në nivel nacional në 11.402.

 

Burim: BBC.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2022 F2N2.