Pas një periudhe të caktuar që kur Zelanda e Re shpalli fitoren ndaj koronavirusit, Kryeministrja Ardern informoi publikun se ka dy raste të reja të Kovid-19. Zelanda e Re ishte pa asnjë rast të ri të regjistruar të koronavirusit për tre javë.

 

Autoritetet kanë regjistruar dy gra të cilat nga Zelanda e Re, si anëtarë të familjes, kanë marrë leje për të udhëtuar në Wellington, për të marrë pjesë në funeral. Sipas informacioneve të udhëheqësit të shëndetësisë, Ashley Bloomfield, gratë u testuan për Kovid-19 në qendrën për testim në Wellington.

 

Kryeministrja Arden deklaroi se ky rast ka vërtetuar nevojën për sistem rigoroz të kufijve, me ç’rast ka emëruar mbikëqyrje ushtarake për vëzhgim të karantinave dhe kapaciteteve të izolimit.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë njoftuar që po kontaktojnë rreth 320 persona që ishin pjesë e fluturimit ose në hotelin në të cilin kanë qëndruar në karantinë dy gratë.

 

Burim: Euronews.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.