Në sy të shënimit të 9 majit, Rusia këmbëngul të imponojë pozitës e saj të fuqisë, duke përdorur mjetet e Kremlinit. Në këtë drejtim intensivisht imponon mitin për shpëtimin nga e keqja apsolute, i cili pra duhet të mbulojë kapitujt e errët të historisë ruse, sidomos pjesët nga koha e BRSS kur intervenime ushtarake të njëpasnjëshme u legjitimuan si të miratuara dhe të arsyeshme.

Këtë vit shënimi i 9 majit në Rusi është anuluar për shkak të koronavirusit, por sipas deklaratës të presidentit Putin vetëm është anuluar për më vonë, edhe pse vetë vendimi është i vështirë për të.

Narracioni rus i cili fshihet pas mitologjisë ushtarake është i fokusuar në tre grupe. Drejtë secilit nga këto tre grupe qasja është e ndryshme.

Opinioni rus

Grupi i parë është opinioni rus. Drejtë këtij grupi fokusohen tema nëpërmjet të cilave prezantohet suksesi i Rusisë në tokën ndërkombëtare, në të kaluarën dhe të tashmen. Qëllimi i narracionit të tillë është të kontribojë në fshehjen e dallimeve ekonomike mes Rusisë dhe botës, si dhe të legjitimohet qeverisja autoritare e vlerësuar si regjim nga shumica. Në këtë drejtim, sepse fitorja e vitit 1945 është eventi i vetëm historik i cili bashkon më shumë grupe në shoqëri, ai përdoret me qëllim që të shkaktohet ndjenjë uniteti.

Edhe pos asaj që qytetarët rusë presin nga qeveria që të jetë e fokusuar në problemet socialo-ekonomike, narracioni në të cilin fuqishëm theksohet fuqia e madhe, në fund fiton mbështetje popullore. Kjo vjen në shprehje në momentet kur shfaqet friga nga „luftë e vërtetë“ ose „luftë e madhe“ .

Shoqëritë dhe elitat e dikurshme sovjetike

Grupin e dytë të qëllimit e përbëjnë shoqëritë dhe elitat e dikurshme sovjetike.

Rusia përdor narracionin për „vëllazëri armësh“ në drejtim të përforcimit të bashkësisë të „botës ruse“. Paralelisht me këtë, diskrediton kundërshtarët e hegjemonisë ruse me atë që i krahason me „fashistët“. Këtë qëllim e përdor për të detyruar fqinjët në integrim ekonomik, politik dhe ushtarak me Rusinë. Mirëpo, duhet të haset se kjo formulë nuk u tregua si strategji e suksesshme. Shpesh di të jetë dhe kontraproduktive. Në shumë vende nga rajoni ishsovjetik, lufta kundër nacizmit është pjesë përbërëse e kujtimeve kolektive nga Lufta e dytë botërore, pra në këtë drejtim përdorimi i miteve ushtarake për legjitimin e ambicioneve të mëdha ruse, gjeneralisht nxit rezistencë. Kjo haset sidomos kur bëhet fjalë për pregatitjen e dukshme të Moskës për të rruajtur sferën e saj të ndikimin nëpërmjet mjeteve ushtarake, madje dhe nëpërmjet ndonjë lufte tjetër „të shenjtë“ ose „defanzive“, nëse është e nevojshme. Shembull i këtillë është viti 2014: aneksimi i Krimesë dhe sulmi i armatosur rus mbi Donbas. Kjo zbuloi thelbin e strategjisë ruse, me çka u ndez alarmi për liderët e ish republikave sovjetike. Këto evente kontribuan  për revizion të pjesërishëm të memorisë së tyre, këmbëngulje për përforcim të aspekteve antiimperialiste dhe antikoloniale. Gjithësesi, kjo nuk ka të bëjë vetëm me rastin e dukshëm të Ukrainës, por edhe me atë që ishte e padukshme në shikim të parë, ndodhitë në Bellorusi, aleatin më lojal të Rusisë. Qeveritë belloruse në disa vitet e fundit kërkojnë kanale për dialog dhe bashkëpunim me Perëndimin nga njëra anë, paralelisht duke reduktuar memorinë e tyre me theks më të madh në periudhat e historisë belloruse që shfaqin rrugën e pavarur të shtetit dhe zhvillimin kombëtar. Edhe pse këto ndryshime akoma nuk ndikuan në narracionin sovjetik për „Luftë të madhe patriotike“, thellë në mentalitetin kolektiv të Bellorusëve lufta paraqitet para së gjithash në kuptim të tragjedisë nacionale, e jo si triumf i ushtrisë dhe fuqisë shtetërore.

Perëndimi përndryshe Europa dhe SHBA

Grupi i tretë i qëllimit është „Perëndimi“, përndryshe, establishmenti politik i shoqërive në Europë dhe SHBA. Përveç grupeve lokale të diasporës ruse narracioni i shenjtë mesianik për fitoren e Bashkimit Sovjetik ka ndikim margjinal, sepse shoqëritë perëndimore zhvilluan narracione të tyre koherente për Luftën e dytë botërore. Ato janë të paanshme për dallim nga ato ruse, për shkak të lirisë të hulumtimeve historike dhe debateve pluraliste publike, të cilat bazohen në tema të cilat fundamentalisht dallojnë nga motivet ruse. Në këtë drejtim këtu janë mitet lokale heroike-patriotike, por edhe pranimi i vuajtjeve civile nga të dy anët e frontit. Pos kësaj, në Perëndim dënimi i Gjermanisë naciste shpesh është vetëm një aspekt nga dënimi i gjithë regjimeve totalitare, përfshirë dhe atë Sovjetik. Kjo qasje u reflektua ne rezolutat e miratuara nga organizatat ndërkombëtare, të cilat shkaktuan kritika të rrepta nga Moska. Shembull është rezoluta e Parlamentit Europian për vitin 2019, e cila shpalli paktin Molotov-Ribentrop, si arsye për shpërthimin e Luftës së dytë botërore dhe rezolutën e vitit 2009 në mbledhjen parlamentare të OBSE për barazimin e krimeve të kryera nga nacizmi dhe komunizmi.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.