EDICIONI I PRILLIT I BULETINIT MUJOR BALKANS WATCH BRIEFING

Tags:
By May 5, 2020 European Values

Partnerët tanë, Vlerat Evropiane, kanë publikuar edicionin e muajit prill të buletinit mujor BalkansWatch Briefing. Tema e këtij edicioni është përhapja e dezinformatave në të njëjtën kohë me përhapjen e KOVID-19. Këto dezinformata kanë për qëllim të lënë pas dore ndihmën dhe mbështetjen e BE-së dhe SHBA, dhe në kurriz të kësaj i paraqesin Rusinë dhe Kinën si shembuj të ndritshëm të udhëheqjes globale. Ky edicion përqendrohet në mënyrë të veçantë në përpjekjet e vazhdueshme të Moskës dhe të Pekinit për të minuar unitetin transatlantik në momentet kur është më e nevojshme.

 

Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) njoftoi se “një fushatë serioze dezinformuese po zhvillohet nga mediat shtetërore ruse dhe mediat pro-ruse në lidhje me KOVID-19”. Ballkani Perëndimor nuk përjashtohet nga kjo “infodemi”. Këto media e paraqesin BE-në si të paaftë dhe egoiste, NATO-n si të pafuqishme, dhe Rusinë dhe Kinën si shpëtimtarë vullnetarë.

 

Në këtë vegëz mund të regjistroheni për buletinin mujor.

Share via
Copy link
Powered by Social Snap