Hulumtuesit e OBSH-së po shkojnë në Kinë për të zbuluar se nga cila kafshë ka origjinë koronavirusi dhe si u transmetua te njerëzit. Eksperti botëror i mbrojtjes shëndetësore të kafshëve dhe epidemiolog, po udhëtojnë në Pekin për të organizuar hetimin. Ekspertët do të punojnë me shkencëtarët kinezë për të përcaktuar volumin dhe drejtimet e hetimit, deklaroi zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris në konferencën e KB në Gjenevë të premten, 10.07.2020.

 

Virusi konsiderohet se është shfaqur në treg, në qytetin kinez Wuhan në dhjetor 2019. Disa ekspertë besojnë se virusi ka kapërcyer barrierën midis njerëzve dhe kafshëve të egra që shiten në treg, por megjithatë ende nuk e dinë me siguri.

 

Në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë në maj, më shumë se 120 kombe kërkuan një hetim mbi origjinën e virusit. Kina ka këmbëngulur në atë që OBSH po udhëheq hetimin, ndërsa ndër të tjerash ka theksuar se duhet të pritet, derisa pandemia të vihet nën kontroll. Dërgimi i dy ekspertëve në këtë mision, sipas OBSH-së, është pas një kompromisi të arritur.

 

Burim: DW.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.