Dezinformata nr:

Data:

Portali:

Koha për lexim:

мин.

Titulli origjinal: “NUK DIMË ÇKA NA VUNË“: Familja teston vaksinë kundër koronavirusit Më 12.05.2020 në portalin Ulica.mk është publikuar tekst me titull “NUK DIMË ÇKA NA VUNË“: Familja teston vaksinë kundër koronavirusit  që është shembull i shkëlqyer për atë se si duket një click bait.imageNë këtë rast nga titulli i tekstit krijohet përshtypje, se si një familje që është testuar nuk ka ditur se është pjesë e studimit për testim dhe zhvillim të vaksinës për koronavirus, gjojase aspak nuk kanë qënë të njoftuar se me çka janë injektuar.Përderisa titulli është hutues dhe i paqartë, në përmbajtjen e tekstit shumë qartë është prezantuar se për çka bëhet fjalë. Përkatësisht, familja britanike Vajni, nëna Kejti, babai Toni dhe vajza e tyre Rijan  janë dakorduar të jenë vullnetarë në një studim në të cilin marrin pjesë 1000 njerëz dhe nuk dinë se cili prej tyre ka marrë vaksinën e vërtetë sepse gjysma e vullnetarëve do të injektohen me vaksinën potenciale kundër koronavirusit, përderisa gjysma tjetër do të injektohet me placebo, vaksinë që mbron nga meningitis.Përmbajtja, si dhe titulli me ndryshime të vogëla janë ndërmarë nga teksti Ne znaju šta im je ubrizgano, ni kako deluje, ali su zbog ćerke odlučili da se prijave: Ovo je porodica dobrovoljaca na kojima se testira vakcina protiv korone, i publikuar më 11.05.2020 nga “Novosti.rs”, i cili është vendosur si burim i tekstit. Linkun deri te artikulli origjinal mund ta gjeni këtu.

Testimi i vaksinës për të cilin shkruhet në tekst është zhvilluar nga ana e Univerzitetit në Oksford,  dhe zhvillohet mbi vullnetarë të cilët e dijnë si zhvillohet procesi i testimit. Familja Vajni shpjegon për eksperiencën e tyre në artikullin Bicester family compare symptoms during coronavirus vaccine trial e publikuar në “oxfordmail.co.uk”. Deklaratat e tyre përmbajnë shpjegime për atë se si zhvillohet testimi, se përbëhet nga dy grupe ku njëri grup vaksinohet me vaksinë për koronavirus kurse grupi tjetër me placebo vaksinë e cila nuk ka ndikim mbi koronavirusin por mbron nga meningitis dhe se vullnetarët-pjesëmarrësit nuk dinë cilit nga këto dy grupe i takojnë. Grupi që pranon vaksinën për meningitis quhet grup kontrollues i cili përdoret për krahasim të efekteve dhe suksesit të vaksinës kundër koronavirusit. Kjo mënyrë e zhvillimit të hulumtimit shkencor quhet studim me një perdhe i cili shërben për prevenim të sjelljes së ndryshme të pjesëmarrësve dhe matjes dhe verifikimit të placebo efektit në studim nëse janë ose jo pjesë e grupit kontrollues apo grupit testues. Për momentin hulumtime më të zhvilluara kundër koronavirusit ka Oksford Univerziteti të cilat kanë arrirë në fazën e testimit me mbi 6,000 pjesëmarrës në prototipe të vaksinës që është pjesë nga procesi normal i zhvillimit të llojeve të ndryshme të vaksinës dhe pritet që të ketë vaksinë për publikun deri në shtator. Me këtë hulumtim janë të lidhura artikujt e publikuar nga portalet e lartëpërmendura.Me numër më të vogël të pjesëmarrësve kanë filluar dhe hulumtimet në Siatëll, Uashington në institutin “Kaiser Permanente” për vaksinë kundër koronavirusit, gjithashtu dhe në Australi në Organizatën shkencore shtetërore australiane përfundoi testimi në kafshë dhe së shpjeti do tu bashkangjitet tetëdhjetë studimeve të tjera hulumtuese të cilat për momentin po zhvillohen në botë. Më shumë informacione, përfshirë dhe ato të përmendura këtu mund të lexoni në vijim. Titujt e këtillë kanë për qëllim të nxisin në mënyrë të gabueshme lexuesit, prandaj është e patjetërsueshme të lexohet dhe teksti, e jo vetëm titujt.
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.