SHBA mund të shënojnë rritje të rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus, ndërsa njerëzit kthehen në shtëpi pas festimit të Ditës së falënderimeve, paralajmëron eksperti i lartë amerikan për sëmundje.

Duke folur të dielën, 29.11.2020, dr. Entoni Fauçi beson se “nuk është vonë” për ata që ende nuk kanë udhëtuar, të kontribuojnë në parandalimin e virusit, duke mbajtur maska ​​dhe distancë sociale.

Dita e falënderimeve kryesisht paralajmëron javën më të ngarkuar për udhëtime në SHBA.

SHBA ka regjistruar më shumë se 13 milion raste të koronavirusit, ndërsa më shumë se 266.000 persona kanë vdekur.

Që nga e diela, numri i rasteve me Kovid-19 të evidentuara në nëntor, tejkaloi katër milion, gjë që është dyfish më shumë nga evidentimi i tetorit.

Fauçi konsideron se vaksina është “dritë në fund të tunelit”.

 

Burim: BBC

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.