Fëmijët në të gjithë Britaninë e Madhe po zhvillojnë gjendje serioze të shëndetit mendor, përfshirë edhe stresin post-traumatik, për shkak të pandemisë, paralajmëroi organizata bamirëse.

 

Në raport, organizata “The Childhood Trust” thekson se shqetësimi i bën fëmijët tejet të brishtë. Përveç ankthit/anksiozitetit për shëndetin e më të afërmve të tyre, shumë fëmijë përballen me izolim social dhe me uri. Mungesa e aksesit në internet i vendos edhe më shumë fëmijët në disavantazh.

 

Për shkak se shumë klasa mësimore janë ende të mbyllura pas masave kufizuese, fëmijët që nuk mund të kenë qasje në internet nga shtëpia, praktikisht janë të përjashtuar nga të mësuarit në internet. Mësuesit paralajmërojnë se kjo do të çojë në pabarazi të madh, ndërmjet tyre dhe shokëve të klasës nga familje më të mira.

 

Burim: BBC.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.