PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Në rrjetet sociale dhe portalet u shfaqën rezultate të supozuara nga votimi i personave në karantinë shtëpiake dhe vetëizolim për shkak të COVID-19 i cili u krye më 13 korrik, si dhe nga votimi i të sëmurëve dhe personave të pafuqishëm që u krye sot, më 14 korrik.

FAKT/E

Ky është një lajm i rremë. Sipas Dekretit me forcë juridike për çështje në lidhje me zgjedhjet për deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 15 korrik 2020, votimi i personave në karantinë shtëpiake dhe vetëizolim për shkak të COVID-19 bëhet në të njëjtën mënyrë si dhe votimi i të sëmurëve dhe personave të pafuqishëm. Kjo do të thotë që votuesi e palos fletën e votimit dhe ashtu të palosur e vendos në një zarf që ngjitet dhe vendoset në kutinë e votimit. Në ditën e zgjedhjeve, para fillimit të votimit, hapen zarfat, dhe pa parë se për kë është votuar, fletëvotimet lëshohen në kutinë e votimit. Pasi përfundon votimi, këto fletëvotime përzihen me fletëvotimet të ditës së zgjedhjeve dhe numërohen bashkë. Prandaj, është e pamundur që dikush t’i dijë rezultatet e votimit të këtyre personave.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.