Me rritjen e numrit të të vdekurve në spitalet Britanike e cila arriti 11.329 deri të hënën (13.04.2020) duke pasur kryeministrin Boris Xhonson si rekovalescent në luftën me koronavirusin, qeveria britanike njoftoi se masat për izolim do të vazhdojnë edhe këtë javë.

Britania sipas numrit të të vdekurve arriti mes pesë vendeve të para në botë, kurse përballohet me rrezik për tu bërë vendi më i prekur në Europë – deklaroi këshilltar i lartë shkencor nga Qeveria.

Pos debatës për atë se deri kur do të vazhdojnë masat, duket se Qeveria e Xhonson prap së prap ka përkrahjen e qytetarëve që masat të vazhdojnë deri në fillim të qershorit, me qëllim që të shpëtohen sa më shumë jetë.

Presidenti francez Makron në drejtimin e tij për kombin veçmë njoftoi se masat me siguri do të vazhdojnë deri më 11 maj, duke thënë se “edhe në 4 javët e ardhëshme masat duhet të respektohen“.

Franca dhe Britania e Madhe janë ndër vendet të cilat në javën e fundit hasën rritje të numrit të të infektuarëve si dhe numrit të të vdekurve nga koronavirusi me çka të dyja u lartësuan në majën e listës botërore, duke kaluar Kinën.

 

Burim: Rojters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.