FUSHATA KUNDËR VAKSINIMIT PA PROVA SHKENCORE KA EFEKT TË DËMSHËM MBI SHËNDETIN PUBLIK

Dezinformata nr:

#207

Data:

11.12.2020

Portali:

times.com.mk

Koha për lexim:

4 мин.

Titulli origjinal: Profesori Kristijan Peron: Bëhet fjalë për një mashtrim, “Moderna” dhe “Pfizer” nuk janë vaksina, por një terapi e fshehur fshehur gjenetike ARN që duhet ta refuzojmë kategorikisht

Pikëpamjet anti-vaksinuese të një mjeku francez se vaksinat kundër koronavirusit kanë modifikuar ADN-në e njeriut, janë përgënjeshtruar nga ekspertët. Ky mjek edhe më parë ka bërë pretendime të pavërteta të cilat poashtu janë hedhur poshtë.

Më 11 dhjetor, portali anonim “The Times” publikoi tekst me titull: Profesor Kristijan Peron: Bëhet fjalë për një mashtrim, “Moderna” dhe “Pfizer” nuk janë vaksina, por një terapi e fshehur fshehur gjenetike ARN që duhet ta refuzojmë kategorikisht. Në përmbajtjen e tekstit, portali i referohet një interviste të profesorit francez Kristijan Peron, udhëheqës i departamentit të sëmundjeve infektive në spitalin Garsh në Paris.

Sipas tij, Moderna dhe Pfizer nuk janë vaksina, por një produkt i terapisë gjenetike ARN, e cila mund të ndryshojë përgjithmonë dhe në mënyrë të pakthyeshme gjenet tona, kromozomet, në mënyrë që këto anomali të kalojnë më vonë te fëmijët tanë. Sipas Peron, edhe testet nuk janë të mira dhe askush nuk është përpjekur t’i përmirësojë ato. Kjo gjoja është bërë me qëllim, pasi tregu i vaksinave do të zvogëlohej. Duke mohuar nevojën për vaksinim, ai bëri thirrje që vaksina të refuzohet si një gjë me të vërtetë e panevojshme, kur shkalla e vdekshmërisë nga KOVID-19 tashmë ka rënë. Sipas tij, në historinë e mjekësisë nuk ka pasur asnjëherë vaksinim urgjent të miliona njerëzve për shkak të një virusi që ka vrarë vetëm grupe të caktuara dhe njerëzit e moshuar që nuk janë infektuar do të kishin shërbyer si derra të Guinea para se të vaksinohej popullata.

Kjo përmbajtje me deklaratën e profesorit francez është publikuar nga portalet Ulica.mk, Radar.mk, MKD Press, Deneshen Vesnik, Faktor.

Pretendimet e profesorit francez Kristijan Peron, të cilat kanë qarkulluar në rrjetet sociale në Francë dhe jashtë saj, nuk kanë bazë shkencore, shpjegojnë për AFP specialistët e gjenetikës dhe imunologjisë. Gjegjësisht, vaksinat e bazuara në informacionin ARN, iARN, i dërgojnë trupit udhëzime gjenetike që zhduken shpejt dhe nuk ka mundësi të modifikojë ADN-në e pacientit.

Si funksionojnë këto vaksina?

Ideja për një vaksinë është gjithmonë e njëjtë: të mësojmë trupin të njohë një patogjen në mënyrë që të mund të prodhojë një përgjigje imune.

Për ta arritur këtë, në rastin e sëmundjeve virusale, ekzistojnë disa teknika “klasike”. Një nga më të zakonshmet që përdoret është të inokulohet një virus i dobësuar që trupi të mësojë të njohë disa proteina, të quajtura antigjene, në mënyrë që të mund të reagojë nëse ekspozohet ndaj një virusi të vërtetë.

Në rastin e vaksinave të iARN-së, të tilla si ato të Pfizer/BioNtech dhe Moderna, ato dërgojnë udhëzime gjenetike për të prodhuar këto proteina direkt në qeliza, duke e kthyer trupin në një fabrikë vaksinash.

Por a mundet udhëzimi gjenetik që u dërgon qelizave tona “të transformojë gjenet tona përgjithmonë“, siç pretendon profesori Peron?

Ky pretendim nuk bazohet në asnjë të dhënë shkencore.

Specialistë të kësaj fushe, të intervistuar nga AFP si për shembull, Dr. Maria Viktorija Sançez nga laboratori për hulumtim të imunologjisë dhe vaksinave në Argjentinë, gjenetisti francez Aksel Kan, Kristof D’Enfert – drejtori shkencor i Institutit Paster, Zhan Daniel Lelivr – profesor i imunologjisë, shpjegojnë se kjo nuk mund të ndodhë sepse iARN nuk mund të hyjë në ADN, sepse ajo kurrë nuk hyn në bërthamën e qelizës, aty ku ndodhet ADN-ja.

Deklaratat e diskutueshme të bëra nga ky mjek francez që nga fillimi i pandemisë, veçanërisht në lidhje me hidroksiklorokinën që e mbron si ilaç, si dhe shkallën “lartë” të testeve false pozitive, AFP tashmë i ka vlerësuar si të rrejshme/jo të vërteta, bazuar në mendimin e specialistëve .

Edhe pse pa prova shkencore, pretendimet e mjekut francez Kristijan Peron, në mënyrë që të sabotohet vaksina e Moderna dhe Pfizer, transmetohen në publik. Në lidhje me manipulimin e tij të vaksinimit emergjent dhe që njerëzit e moshuar që nuk janë të infektuar do të shërbejnë si derra të Guinea para se të vaksinohet popullata, publiku duhet të jetë i vetëdijshëm se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme dhe se përparësi do të kenë punonjësit shëndetësorë që janë direkt të lidhur me trajtimin e pacientëve me KOVID-19 dhe atyre që marrin tamponë, si dhe personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, gjegjësisht personat me sëmundje respiratore, malinje dhe kardiovaskulare dhe të punësuarit në transport, si grupe më të rrezikshme. Këtë veçmë e ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Vaksinimi është një tregim global suksesi për shëndetin dhe zhvillimin, duke shpëtuar miliona jetë çdo vit. Vaksinat janë gjithashtu kryesore për parandalimin dhe kontrollimin e epidemive të sëmundjeve infektive. Ato janë thelbësore për sigurinë shëndetësore globale.

Vaksina kundër koronavirusit të ri do të jetë një mjet jetësor në ballafaqimin me pandeminë. Ata që përpiqen të sabotojnë vaksinën kundër KOVID-19 mund të kenë vetëm një ndikim të dëmshëm mbi publikun dhe procesin e imunizimit. Fushata kundër vaksinimit është në rritje. Publiku i ballafaquar me virusin e panjohur duke kërkuar përgjigje për shumë pyetje po përballet me një problem serioz nga opinionet e individëve që nuk bazohen në prova shkencore.

Leave a Reply

Share via
Copy link
Powered by Social Snap