BERLIN (Reuters) – Gjermania u përpoq të nxisë publikun të martën 16.06.2020 në mënyrë që të shkarkojnë aplikacionin e ri për paralajmërim të hershëm përmes telefonave të mençur. Aplikacioni synon të ndihmojë në prishjen e zinxhirit të infeksioneve me koronavirus. Bëhet fjalë për një nga disa aplikacione të tilla në të gjithë Evropën, për të cilat qeveritë shpresojnë se do të ringjallë udhëtimin dhe turizmin. Aplikacioni është në dispozicion për instalim dhe përdorim.

 

Aplikacioni i ri do të përdorë opsionin Bluetooth, me ndihmën e të cilit pajisjet telefonike do të jenë në gjendje të shkëmbejnë të dhëna, por të dhënat do të kodohen, ndërsa pas dy javësh ato do të fshihen automatikisht.

 

Gjermania po ndjek vendet evropiane si Italia, Polonia dhe Zvicra për përdorimin e aplikacionit, të cilat mbrojnë privatësinë me ruajtjen e fjalëkalimeve. Aplikacioni gjerman nuk do t’i lokalizojë përdoruesit. Do t’i njohë vetëm cilët përdorues të tjerë janë në afërsi.

“Kushdo që shkarkon aplikacionin dhe kushdo që inkurajon miqtë ta bëjnë këtë, bën një ndryshim”, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë Jens Span.

 

Burim: Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.