Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të enjten, më 2 korrik 2020, kërkuan një marrëveshje të shpejtë mbi fondin për rikuperimin nga koronavirusi për Bashkimin Evropian.

Ata mbajtën një konferencë të shtypit të përbashkët, duke i nënvizuar qëllimet e presidencës gjermane të BE-së, të cilën Gjermania zyrtarisht e morri nga Kroacia të mërkurën.

 

“Ne kemi një krizë të jashtëzakonshme dhe ajo ka nevojë për një përgjigje të jashtëzakonshme,” tha von der Leyen.

“Çdo ditë ne e humbim vullnetin kur e vërejmë se njerëzit po i humbasin punët e tyre, kompanitë po luftojnë, ekonomia po merr fund. “Çdo ditë është e vlefshme,” tha ajo, duke kërkuar një marrëveshje urgjente.

 

BE aktualisht është në negociata mbi një stimul ekonomik dhe program investimesh me vlerë prej 750 miliardë euro nëpërmjet granteve.

Von der Leyen deklaroi se bisedimet gjatë javëve të fundit treguan se ekziston një bazë e përbashkët në shumë aspekte, por gjithashtu treguan vështirësi në konceptimin e detajeve.

 

Burimi: Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.