Autoritetet gjermane në krahinën e North Rhine-Westphalia kanë vendosur kufizime karantinore në dy zona, pas rritjes së shpejtë të numrit të personave të infektuar.

Një pjesë përfshin shtëpitë e punonjësve në fabrikën e mishit, ku më shumë se 1.500 punëtorë janë pozitivë.

Kryeministri i vendit, Armin Laschet, ka deklaruar se “masat parandaluese” në zonën e Gütersloh do të zgjasin deri më 30 qershor.

 

Edhe zona fqinje Warendorf gjithashtu po rikthen kufizimet.

Ministri shtetëror I shëndetësisë Karl-Josef Laumann njoftoi karantinën e dytë, vetëm disa orë pas së parës, duke theksuar se ishin të nevojshme masa shtesë “për të mbrojtur popullsinë”.

 

Kjo është hera e parë që masat kufizuese janë përsëritur në Gjermani, që kur vendi I zbuti masat në maj.

Gjermania ishte vlerësuar pozitivisht për reagimin e përgjithshëm ndaj pandemisë, por janë shfaqur shqetësime sepse infeksionet janë përsëri në rritje.

Autoritetet e North Rhine-Westphalia ishin midis atyre që përpiqeshin të bindnin kancelaren Angela Merkel të lehtësonte kufizimet në nivel nacional.

 

Burim: BBC.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.