PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Edhe Gjermania i tha “jo” fillimit të konferencës së parë ndërqeveritare

Portali e shtrembëron dhe e transmeton në mënyrë jo të plotë deklaratën e ministrit gjerman për çështje evropiane, Michael Roth, në mënyrë që të krijojë përshtypje në publik se Gjermania është gjithashtu kundër fillimit të konferencës së parë ndërqeveritare, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Përkundrazi, është shprehur shpresë se dy vendet do të gjejnë kompromis para përfundimit të presidencës gjermane të BE në 31 dhjetor.Më 17 nëntor, portali Express publikoi tekst të titulluar Edhe Germania i tha “jo” fillimit të konferencës së parë ndërqeveritare. Si përmbajtje e tekstit qëndron pjesë e deklaratës së ministrit gjerman për çështje evropiane Michael Roth: “Nëse keni konflikte bilaterale që nuk mund të zgjidhen në javët e ardhshme, tani nuk është koha për të filluar konferencën e parë ndërqeveritare”. Nga kjo pjesë e deklaratës, portali me siguri bazon konkludimin e tij të nxjerrur si titull i tekstit të publikuar.

FAKT/E

Titulli i tekstit është dezinformues, pasi është nxjerrë konkludim që paraqet shtrembërim të plotë të ngjarjeve para, gjatë dhe pas takimit të Këshillit të ministrave në Bruksel. Deklarata e ministrit të jashtëm gjerman Michael Roth, e cila u përdor në titull për manipulim, është bërë në cilësinë e kryesuesit të Këshillit të ministrave të BE dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se paraqet qëndrimin zyrtar të Gjermanisë për këtë çështje.

 

Pas takimit të ministrave për çështje evropiane, ministri i jashtëm gjerman Michael Roth, i cili kryesoi Këshillin e ministrave të BE, tha: “Bullgaria nuk mund të bie dakord për fillimin e negociatave për dy çështje të rëndësishme. Nevojitej unanimitet nga të 27 vendet anëtare. Këto çështje duhet të sqarohen në mënyrë që të miratohet korniza e negociatave.”

Jo vetëm që autori i tekstit e spinoi (rrotulloi) deklaratën, por gjithashtu nuk arriti të përcjellë pjesën tjetër ku Roth thotë se ai ende shpreson se vendet do të gjejnë një kompromis para fundit të presidencës gjermane më 31 dhjetor. Negociatat e pranimit ishin planifikuar zyrtarisht të fillojnë në dhjetor. “Me vullnet të mirë dhe guxim duhet të arrijmë ta bëjmë këtë, të dy vendet kanë treguar guxim gjatë vitit të fundit”, tha Roth. “Ballkani Perëndimor ka nevojë për një sinjal të qartë.” Ai gjithashtu tha që të gjitha pengesat duhet të hiqen, pasi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur shumë në procesin e eurointegrimit.

Deklaratat e tij në lidhje me takimin e Këshillit të ministrave të BE, i mbajtur në 17 nëntor në Bruksel, në të cilin, për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë, korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut nuk u miratua, nuk korrespondojnë aspak me titullin e tekstit që publikoi portali Express. Teksti është një përpjekje për të manipuluar publikun, duke prezantua fotografi të gabuar se kinse edhe Gjermania nuk ka qenë dakord për të filluar negociatat, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Gjermania nuk i tha “jo” fillimit të konferencës së parë ndërqeveritare. Përkundrazi, siç mund të shihet nga deklaratat deri më tani, Gjermania, si një vend anëtar i BE-së që aktualisht mban presidencën e Këshillit Evropian, është e angazhuar për fillimin e negociatave gjatë presidencës së saj.

Ky tekst dezinformues ka për qëllim të nxisë dhe të rrisë pakënaqësinë e publikut në lidhje me procesin e eurointegrimit. Transmetimi i informacioneve të pasakta vetëm ndez më tej pasionet e publikut në këtë moment të ndjeshëm, kur e gjithë vëmendja përqendrohet në pengesat që janë shfaqur në rrugën e pranimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.