Edhe një segment nga titulli që shkon në atë drejtim se i gjithë teksti nuk mund të vlerësohet si relevant është fakti se harxhimet e programuara për vitin 2019 që janë buxhetuar diku në fillim të vitit 2019, lidhen me pandeminë e virusit Korona e cila filloi në fund të vitit 2019. Si ka mundësi që organi kompetent për sjelljen e buxhetit të secilit shtet, të mendojë dhe programojë në buxhet edhe mjete për gjendje të jashtëzakonshme që ende s’ka ndodhur? Në qoftë se rritja nga viti 2018/2019 është 3.6%, rritja e vitit 2017/2018 është 2.6% prej ku mund të vërehet se nuk bëhet fjalë për dallim të madh në nivelin e rritjes.

Mjetet që shtetet e zhvilluara i ndajnë për qëllime ushtarake janë shuma që tërheqin shumë vëmendje tek mediet. Kjo është e kuptueshme, pasi që secili qytetar është i interesuar për atë se si harxhohen paratë publike në shtetin e tij. Nga ana tjetër, qytetarët kanë ndjenja të ndryshme lidhur me harxhimet për qëllime ushtarake, por mendimi i përgjithshëm është se nuk janë më të preferuarat.

Në këtë kontekst, është interesant hulumtimi i Institutit hulumtues për paqe ndërkombëtare në Stokholm të Suedisë, i cili përmban një pasqyrë përmbledhëse të shumave të parave të programuara për qëllime ushtarake për disa vite me radhë. Bëhet fjalë për periudhën e viteve 1988 – 2018. Është evidentuar se pas vitit 1998, harxhimet për qëllime ushtarake janë rritur vazhdimisht deri në vitin 2010. Prej vitit 2010 e deri në vitin 2014, ka një trend të uljes së vogël të harxhimeve për qëllime ushtarake, dhe pastaj prej vitit 2015 përsëri fillon trendi i rritjes së vogël të harxhimeve për qëllime ushtarake.

Normalisht që një numër bukur i mirë i këtij trendi duhet ti përshkruhet zhvillimit të shpejtë industrial dhe ekonomik nëpër gjithë botën, si dhe zhvillimit të shpejtë teknologjik, që së bashku mundësojnë që shumë shtete ti rrisin harxhimet e tyre për qëllime ushtarake.

Por, megjithatë media të caktuara në Maqedoninë e Veriut po tentojnë që rritjen e parave të buxhetit për qëllime ushtarake  nga viti 2018 deri në vitin 2019 ta paraqesin si  “të jashtëzakonshme”, dhe si parapërgatitje për Luftën e Tretë Botërore.

Kjo teori është e pabazë, pasi që siç mund të shihet tek histogrami, niveli i rritjes së harxhimeve për qëllime ushtarake në vitin 2019 është shumë më i vogël në krahasim me periudhën 1998 – 2010. Në këtë kontekst, në qoftë se rritja e viteve 2018/2019 është 3.6%, rritja e viteve 2017/2018 është 2.6%, prej ku mund të shihet se nuk bëhet fjalë për dallim të madh në nivelin e rritjes.

Nga ana tjetër, vetë titulli i tekstit është si i një tabloidi dhe thotë: “PËR ÇFARË PO PËRGATITET BOTA, PËR PANDEMI APO PËR LUFTËN E TRETË BOTËRORE?: Harxhime rekorde për nevoja ushtarake në botë”

Edhe një segment nga titulli shkon në atë drejtim që i gjithë teksti nuk

Edhe një segment nga titulli që shkon në atë drejtim se i gjithë teksti nuk mund të vlerësohet si relevant është fakti se harxhimet e programuara për vitin 2019 që janë buxhetuar diku në fillim të vitit 2019, lidhen me pandeminë e virusit Korona e cila filloi në fund të vitit 2019. Si ka mundësi që organi kompetent për sjelljen e buxhetit të secilit shtet, të mendojë dhe programojë në buxhet edhe mjete për gjendje të jashtëzakonshme që ende s’ka ndodhur?

Mjetet e parapara për investim në sektorin publik shëndetësor dhe për masa të jashtëzakonshme për tejkalimin dhe luftimin e gjendjes me virusin Korona, tek do të reflektohen në vitin 2020.

Titujt e tilla senzacionaliste dhe pohimet manipulative duhet të merren me rezervë nga ana e lexuesve. Jetojmë në një kohë që është e mbushur me emocione dhe trazira, dhe këto tekste munden të ndikojnë në rritjen e nervozizmit dhe panikut tek qytetarët.

 

Lexoni tekstin, jo vetëm titullin. Kontrolloni para se të shpërndani.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.