PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Në një postim në Facebook të publikuar nga Milenko Nedelkovski më 19.02.2020, është postuar një fotografi e një helikopteri të ushtrisë amerikane duke transportuar kontejnerë. Më tej, në përshkrimin e postit, ai pretendon që bëhet fjalë për një helikopter i NATO-s, i cili gjasme ka distribuar armë “të destinuara për terroristët e UÇ Kombëtare dhe të UÇ e Kosovës, të cilët e kanë përdorur më vonë kundër neve, forcat e sigurisë maqedonase”. Ky postim nuk e specifikon burimin e fotografisë dhe informacionin e paraqitur për qëllime verifikimi. Ky postim i njëjtë është ndarë 61 herë.

FAKT/E

Pretendimet e përfshira në postimin që përshkruajnë se gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001 helikopterët e NATO-s kanë furnizuar armë për grupet terroriste në Maqedoni janë të rreme dhe të pasakta.

Fotografia e treguar në një postim ku duket sikur një helikopter ushtarak dorëzon një kontejner është e disponueshme dhe me siguri është marrë nga Wikipedia, por fotografia origjinale vjen nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së. Përkatësisht, bëhet fjalë për fotografi zyrtare e ushtrisë amerikane e bërë më 26 tetor 2013 në Afganistan. Fotografia tregon një helikopter ushtarak CH-47 Chinook në pronësi të Brigadës së 10-të të Aviacionit Luftarak të Ushtrisë Amerikane, i cili furnizon materiale gjatë mbylljeve të bazave në provincën afgane Wardak.

Edhe në Wikipedia, e cila përgjithësisht vlerësohet si një burim jo i besueshëm informacioni për faktin se çdokush mund ta azhurnojë përmbajtjen dhe nuk ekziston një proces adekuat të kontrollit të të dhënave, lehtë mund të gjehet fotografia ku shpjegohet qartë se kur daton fotografia dhe për çfarë qëllimi është përdorur ky helikopter.

Postimi nga Milenko Nedelkovski është tendencioz dhe manipulues. Qëllimi i këtij posti është të krijojë një imazh të rremë për Aleancën e NATO-s, dhe duke i trazuar ndjenjat kombëtare të qytetarëve, ta dobësojë mbështetjen për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

I njëjti postim, me të njëjtën fotografi dhe me përmbajtje identike, është postuar më 19.02.2019 në faqen e Facebook-ut të Vladimir Icev Saldjiev.Mund të konfirmojmë me siguri se bëhet fjalë për një lajm të rremë dhe të ricikluar, i cili është publikuar në kohën identike të vitit. Vitin e kaluar, më 6 shkurt 2019, u nënshkrua Protokolli i Aderimit për Republikën e Maqedonisë së Veriut në NATO, dhe filloi procesi i ratifikimit të Protokollit të Aderimit në legjislacionin kombëtar të vendeve anëtare të NATO-s. Në atë kohë, që nga nënshkrimi i Kontratës së Prespës, vendi ynë ka qenë nën sulm intensiv nga lajmet e rreme, të cilat synonin ta dobësonin mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në NATO. Një vit më vonë kemi një situatë të ngjashme.

Fotografia dhe informacioni në post janë abuzuar qëllimisht, me qëllim për të krijuar një narrativë anti-NATO midis qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke i shtrembëruar faktet.

Narrativet e tilla janë veçanërisht të dëmshme për marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ekipi i F2n2.mk e konsideron këtë post si të rremë dhe manipulues, dhe rekomandon që deklaratat dhe postimet e Milenko Nedelkovski të merren me shumë kujdes.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.