Pavarësisht nga trajektorja e kësaj pandemie, mund të themi me siguri se një numër i madh i njerëzve do të kenë rrethana të ndryshuara dhe do të vuajnë për humbjet e tyre. Prandaj, mundësia për të djathtën ekstreme është të gjejë mënyrë për të bindur shumë viktima të këtij fenomeni se ajo që ata kanë humbur është vjedhur padrejtësisht prej tyre dhe të shtrembërojë këtë realitet të ri, ashtu siç do t’ju konvenojë narracioneve të tyre.

Në momentin kur Bashkimi Evropian I mbylli të gjitha kufijtë në zonën Shengen, në përpjekje për të parandaluar pandeminë e koronavirusit, nga i cili Kontinenti i Vjetër tani është epiqendra. Kjo përgjigje drastike, për të cilën disa e konsideruan si produkt i një administrate të dobët dhe të ngadaltë evropiane, gjithashtu ka hyrë në një narracion populist të djathtë, duke e kthyer atë në një përfitim për politikat e brendshme sociale dhe kombet e mbyllura. Kriza shëndetësore e koronavirusit është tregues i asaj që ka qenë prej kohësh një trend i nënvlerësimit të themeleve dhe parimeve të BE-së, si dhe demokracisë.

Historikisht, e djathta ekstreme ka përfituar nga katastrofat. Taktikat e tyre mbështeten në bindjen e njerëzve se diçka – toka, pasuria, identiteti – është vjedhur padrejtësisht prej tyre nga “dikush tjetër”, një grup që zakonisht përcaktohet nga raca, feja ose identiteti politik. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë më pritës ndaj atyre argumenteve kur ata kanë përjetuar një humbje ose rënie të vërtetë të standardit të jetesës.

Gjegjësisht, me qëllim që të ndahen dhe injorohen faktet, diskursi populist ka tërhequr një pjesë gjithnjë në rritje të elektoratit evropian vitet e fundit. E vërteta është se demokratët në Evropë gjithashtu do të duhet të rimarrin kontrollin e narracionit. Në kohë krize, besimi pesimist mbizotëron se jeta është bërë e keqe, se ekonomia po i afrohet kolapsit, dhe se vlerat morale dhe sociale janë në nivelin më të ulët. Është e thjeshtë të fajësohen pakicat ose migrantët. Progresistët duhet të zhvillojnë një narracion për të ardhmen, duke theksuar idetë e hapjes, pluralizmit, përparimit ekonomik dhe bashkëpunimit mbikombëtar. Një histori e re e mundshme mund të jetë, për shembull, se Evropa po përpiqet ta bëjë globalizimin përgjegjës, duke marrë përsipër udhëheqjen e luftës kundër koronavirusit.

Pavarësisht nga trajektorja e kësaj pandemie, mund të themi me siguri se një numër i madh i njerëzve do të kenë rrethana të ndryshuara dhe do të vuajnë për humbjet e tyre. Prandaj, mundësia për të djathtën ekstreme është të gjejë mënyrë për të bindur shumë viktima të këtij fenomeni se ajo që ata kanë humbur është vjedhur padrejtësisht prej tyre dhe të shtrembërojë këtë realitet të ri, ashtu siç do t’ju konvenojë narracioneve të tyre.

Sipas teorive konspirative që Covid 19 është një bio-armë kineze, me sugjerimin se virusi ose iu doli nga dora (iu shpëtoi) ose u lëshua qëllimisht nga Institut i Virologjisë në Wuhan, edhe përkundër shumicës dërrmuese të ekspertëve që besojnë se virusi u shfaq natyrshëm te kafshët para se t’a bëjë kërcimin e tij drejt njerëzve. Kjo teori është raportuar gjerësisht në mediat kryesore, përfshirë edhe “Daily Express”, ku theksohen pretendimet e Alex Johnon, të bëra në intervistë për InfoWars, për të mos përmendur historinë e gjatë të konspiracioneve të çuditshme që ky show ka miratuar më parë.

Një teori konspirative e vazhdueshme që është nxitur nga pandemia është lëvizja anti-5G, e cila beson se rrezatimi i emetuar nga rrjeti pa tel i internetit ka një ndikim negativ në shëndet.

Teoritë konspirative variojnë nga ideja se simptomat e Covid-19 janë efekte anësore të drejtpërdrejta nga rrezatimi, deri në idenë që rrjetet 5G degradojnë sistemin imunitar të njeriut dhe i bëjnë njerëzit më të prekshëm ndaj virusit. Përkrahësit e kësaj teorie përdorin harta të rreme ose të falsifikuara për të pretenduar se përhapja e virusit në disa vende është më e madhe për shkak të vendosjes së rrjetit 5G, si dëshmi e pretendimeve të tyre, duke injoruar shumë faktorë alternativ që shpjegojnë pse disa vende dhe rajone mund të jenë më të ekspozuar ndaj koronavirusit, siç është popullsia dhe nivele më të larta të turizmit.

Për të djathtën ekstreme, siç janë neo-nazistët dhe supremacistët e bardhë që duan ta shohin shoqërinë të shkatërruar dhe të rindërtuar në një imazh më të urryer, pandemia ka shkaktuar shumë më tepër eksitim dhe parashikim sesa mohim. E djathta ekstreme nuk beson në funksionimin e kornizës ekzistuese për të arritur ndryshimin, por që rënia ekonomike dhe potenciali negativ i pandemisë është diçka që duhet të festohet sesa të minimizohet.

Në platforma të tilla siç janë kanalet 4chan8kun dhe në platformën e të djathtës ekstreme Telegram, pandemia ka shkaktuar një eksitim të madh, me çka përdorues anonimë i admirohen mundësisë për tu mburrur me retorikë antikineze, teori konspirative dhe pritje të gëzueshme të trazirave sociale.

FBI ka paralajmëruar forcat e policisë që supremacistët e bardhë dyshohet se po inkurajojnë ndjekësit e tyre që të përhapin me qëllim Covid – 19 në komunitetet hebraike. Megjithëse kërcënime të tilla padyshim që janë bërë, është e rëndësishme që ato të vendosen në kontekstin e taktikave online të ekstremit të djathtë. Përveç kërcënimit të vërtetë terrorist të paraqitur nga e djathta ekstreme, ata gjithashtu po përpiqen të krijojnë frikë dhe të tërheqin vëmendjen që tejkalon shumë kapacitetin e tyre operacional. Kërcënime të tilla duhet të vendosen në kontekstin e dëshirës ekstreme të krahut të djathtë për të përdorur pandeminë si një mjet për të nxitur panik, në vend që të merren me vlerë nominale automatikisht.

E djathta ekstreme përparon me frikë, tjetërsim dhe dëshpërim, dhe mbështetet në dezinformata dhe narracione mashtruese për t’i kthyer ato ndjenja në benzinë (karburant) për agjendën e tyre. E vërteta është se ne nuk duhet ta lejojmë veten të injorojmë këtë kërcënim dhe as të bëhemi shënjestër e agjendës së tyre.

 

Meral Musli Tajroska – psikologe, konsultate për ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, aktiviste për barazi gjinore.

 

Burime: Hope Not HateThe Interprete

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.