Secondary Infektion është fushatë e cila nga viti 2014 ka përdorur profile të rreme dhe dokumente të falsifikuara për të kryer përçarje mes vendeve perëndimore. Hulumtuesit nga kompania Graphika lidhën fushatën me Rusinë. Fushata është teknikisht e sofistikuar, i ndjek rrugët e saj shumë mirë. Janë publikuar më së paku 2,500 përmbajtje: letra të rreme, blogje të falsifikuara.

 

Në raport është përshkruar si projekt i madh, me kapacitet të lartë teknologjik dhe mundësi për shfrytëzimin e boshllëqeve në sistemet mbrojtëse të platformave për media sociale. Projekti ambicioz investoi resurse të mëdha për të falsifikuar letra, postime blogjesh, shkrime me lajme – gjithsesi, gjithçka shkoi kot sepse nuk arriti asgjë.

 

Vitin e kaluar, EuvsDisinfo shkruante për hulumtime në lidhje me Infeksionin Sekondar, përfshirë dhe letrën e rreme nga diplomati i lartë i BE-së, Josef Borel, si dhe për shpekulimet për atentat të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Xhonson.

 

Mund i madh, ndikim i vogël

Raporti i rri nga „Grafika“ tregon disa shembuj për dokumente të rreme, kurse shpesh dhe me metodologji shumë të ngjajshme: pretendim i falsifikuar i publikuar nga profil i rremë në mediat sociale dhe shpejtë shpërndahet nëpërmjet mediave. Ideja është të imponohet kërkim në hapësirën mediale nëpërmjet „burner accounts“ – përndryshe profile të cilat fshihen menjëherë dhe nuk përdoren më kurrë – me shpresë se do të tërheqin vëmendjen e mejnstrim mediave.

Në raport theksohet se kjo metodë është përparimtare dhe se operatorët pas tij janë shumë të aftë në mbulimin e gjurmëve. Ky është mjet i sofistikuar dezinformativ, por me shumë vëmendje të vogël. Hulumtuesit shkruajnë se „shumë pak storje të Secondary Infektion arritën të kenë ndikim, duke angazhuar përdorues të jashtëm me përmbajtjen e tij. Kjo është një nga aspektet më hutuese në gjithë storjen: çka mendonin operatorët dhe pse nuk ndryshuan metodat për të arritur ndikim më të madh mbi mediat?“

 

Hulumtuesit zbulojnë vetëm disa shembuj kur është hasur se publikimi i dokumenteve të rreme ka pasur sukses të tërheqë vëmendje. Pretendimin e rremë për Ukrainën dhe lobimin amerikan për nominimin e presidentit të atëhershëm të Ukrainës për çmimin Nobël për Paqe e shpërndau teoricienti britanik i konspiracioneve Dejvid Ike, kurse më vonë lajmi i njëjtë u shpërnda nga sajti komplotues kanadez Globalresearch.com. Së këtejmi, lajmi tejkaloi në agjencionin gazetaresk shtetëror rus „Sputnik“ dhe në faqe të tjera të Rusisë.

Në një shembull, Secondary Infektion pati sukses të arrijë ndikim të konsiderueshëm: dokumente lidhur me negociatat tregëtuese mes SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe dolën në publik në fund të tetorit të vitit 2019. Kjo së pari u shfaq në profilin e Reddit dhe fringe media pa tërhequr vëmendje të madhe. Rrjedhja e tij e bëri këtë kur ai u dërguar nëpërmjet e-postës drejtpërdrejtë deri te aktivistët politikë në Britani të Madhe në nëntor të vitit të njëjtë.

Të gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.

 

Burim: EUvsDisinfo

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.