Italia ndalon udhëtimet midis rajoneve të saj nga 21 dhjetori deri në 6 janar, si pjesë e masave kufizuese gjatë periudhës së Festave të Krishtlindjeve. Masat përfshijnë edhe orë policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Restorantet mund të hapen në disa rajone deri në orën 18:00. Shtigjet e skijimit do të mbyllen deri më 7 janar.

Kjo ndodh pas njoftimit të numrit më të lartë ditor të viktimave në Itali nga KOVID-19, me 993 viktima të enjten 03.12.2020.

“Ne duhet të eleminojmë rrezikun e një vale të tretë që mund të mbërrijë në janar dhe nuk do të jetë më pak serioze sesa e para dhe e dyta”, konsideron kryeministri Giuseppe Conte.

 

Parashikohen përjashtime për udhëtimet për punë, për arsye mjekësore ose raste emergjente.

Përveç ndalesave rajonale të udhëtimit, njerëzit nuk do t’u lejohen të largohen nga qytetet e tyre të lindjes për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Masat e reja kufizuese patën kritika, të cilat u kumtuan publikisht si një deklaratë e përbashkët nga autoritetet rajonale, të cilët konsiderojnë se qeveria qendrore nuk i kishte konsultuar ata.

 

Burim: BBC

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.