PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Italia kërcënohet me dalje nga BE nëse bëhen “koridoret turistike” me të cilat shteti do të jetë i dëmtuar!

 

Më 15.05.2020 portali televizijastar.com, publikoi tekst me titull Italia kërcënohet me dalje nga BE nëse bëhen “koridoret turistike” me të cilat shteti do të jetë i dëmtuar!Portali për tekstin në fjalë ka përdorur deklaratën e kryeministrit italian Xhuzepe Konte, në konferencën për media të mbajtur më 13.05.2020.

Në tekst qëndron se kryeministri Xhuzepe Konte ka kritikuar planin e Bashkimit Europian për sezonën turistike, që parashikon të ashtuqujturat “koridore të gjelbërta” mes vendeve të BE-së dhe është kërcënuar se Italia mund të largohet nga BE-ja për shkak të strategjisë së tillë. “Turizmi nuk mund të jetë i kushtëzuar nga marrëveshjet bilaterale. Këtë nuk do ta lejojmë. Ose do të largohemi nga Bashkimi Europian”

FAKT/E

Përkatësisht në konferencën për shtyp më 13.05.2020, kryeministri italian Xhuzepe Konte theksoi se nuk do të pranojnë marrëveshje bilaterale në kornizë të Bashkimit Europian të cilat mund të krijojnë kanale të privilegjuara turistike. Ai vlerëson se “shtet antare të Bashkimit Europian nuk guxojnë të ndërtojnë de-fakto marrëveshje turistike mes veti gjatë krizës së koronavirusit, duke paralajmëruar se hapi i këtillë mund të shkatërrojë tregun ekonomik të përbashkët”. Si pasojë e kësaj, kryeministri Konte vlerëson se kjo do ta linte jashtë Bashkimit Europian gjë që asnjëherë nuk do të lejohej.

Strategjia për turizëm e Bashkimit Europian sugjeron qasje të koordinuar në faza që fillon me ndalimin e kufizimeve mes zonave ose vendeve antare me gjendje epidemiologjike të ngjajshme. Në këtë rast Italia si vend më i prekur europian nga koronavirusi akoma nuk e di se kur udhëtimet do të lejohen. Kështuqë sipas kësaj strategjia për turizëm nuk është adekuate për kryeministrin Italian, sepse Italia është vend në të cilin turizmi merr pjesë me 13% nga BPV. Deklarata e kryeministrit Italian është në atë kontekst sepse nuk dakordohen dhe nuk do të lejonin një gjë të tillë.

Kjo në asnjë rast nuk domethënë se Italia është kërcënuar me dalje nga BE. Komisioni Europian nuk është bord ligjvënës, kurse strategjia për pakon e masave për turizëm nuk është në fuqi. Vendimin e sjell  Këshilli i Bashkimit Europian dhe Parlamenti Europian .

Televizion Star, kryen shtrembërimin e deklaratës së kryeministrit italian Xhuzepe Konte, që ka për qëllim të shfaqë gjoja se pakënaqësinë në BE. Mosdakordimi i një vendi me masat e sugjeruara, nuk domethënë arsye për dalje nga BE, kurse aq më pak se masat nuk do të përshtaten me interesat e gjithë vendeve antare. Sipas të lartëpërmendurës, ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si spin, me narracion anti-BE.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.