Rojters – Vetëm 19 orë pas lansimit nga Florida, kapsula hapësinore „Crew Dragon“ e SpaceX me dy austronautë të dielën më 31.05.2020 i’u bashkangjit Stacionit ndërkombëtar hapësinor, duke e bërë këtë moment historik. Austronautët amerikanë Dag Harli dhe Bob Benken iu bashkangjintën stacionit hapësinor në misionin e NASA me Stacionin ndërkombëtar hapësinor. Ky është fluturimi i parë i amerikanëve nga toka amerikane pas dhjetë viteve.

 

Lansimi filloi të shtunën nga ana e SpaceX, kompania private e miliarderit Elon Musk. Kjo është herë e parë, që austronautët të shkojnë në hapësirë nëpërmjet raketës komerciale në pronësi të kompanisë private e cila menaxhon me të.

 

Burim: Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.