Agjencia mediatike informative (MIA) ka publikuar lajmin se Komisioni Evropian demanton çfarëdo lidhshmërie të pandemisë së shkaktuar nga virusi Korona me vendosjen e rrjetit 5G. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, zëdhënësi i Komisionit Evropian për ekonomi dixhitale tha se “nuk ekziston asnjë lidhje gjeografike apo e llojit tjetër mes vendosjes së rrjetit 5G dhe shfaqjes së virusit Korona”

 

Zëdhënësi në mënyrë shtesë shpjegon se eksponimi në rrezatimin e rrjetit 5G është “pesëdhjetë herë më e vogël se sa provat shkencore thonë se duhet të jetë, në mënyrë që të mos ketë pasoja mbi shëndetin”.

 

Komisioni Evropian siguron se mbrojtja e shëndetit të njerëzve është prioriteti më i lartë i Bashkimit Evropian, dhe kjo e përfshin edhe rrjetin 5G.

 

KE rikujtoi se punon në mënyrë aktive edhe në luftimin e dezinformatave të cilat në mënyrë masive publikojnë lajme për gjoja pasoja negative nga vendosja e rrjetit 5G, gjë për të cilën edhe servisi jonë shkruan vazhdimisht.

 

Ekipi i F2N2 e trajton këtë fushatë dezinformuese tashmë një kohë të gjatë. Kemi ofruar informacione lidhur me “vendosjen sekrete të rrjetit 5G në Maqedoninë e Veriut”, i kemi zbërthyer teoritë e ndryshme të konspiracionit dhe mitet që burojnë prej tyre. Njëkohësisht, kemi shkruar edhe për përfitimet në aspektin e sigurisë nga vendosja e rrjetit 5G.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.